Gazeta Shqiptare

Rama: Paga minimale, nga 1 marsi do të jetë 375 mijë lekë

Kryeminist­ri sqaron rritjen e pagave: Do të nisë nga 7% deri në 36% "Në 4 vjet dhamë 540 mln lekë, PD në 8 vjet 124 mln"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi dje se paga minimale, nga 220 mijë lekë të vjetra do të bëhet 375 mijë lekë të vjetra. Gjatë një takimi me punonjës të administra­tës publike, kryeminist­ri tha se në 4 vjet qeveria ka ndarë për administra­tën rreth 540 milionë lekë, në ndryshim nga qeverisja e PD- së, që në 8 vjet dha vetëm 124 milionë lekë. Mesatarish­t, sipas kryeminist­rit, pagat do të rriten 7%, ndërsa paga minimale do të rritet deri në 36%. "Ne kemi vendosur që të spostojmë, nga buxheti i shtetit në buxhetin e familjeve 100 milionë dollarë për të rritur rroga e pensione. Që t'ju jap një ide se çfarë janë 100 milionë dollarë në këtë kontekst, po ju them që gjatë 8 viteve të qeverisjes së kaluar, për gjithë volumin e rritjes së pagave e pensioneve u spostuan nga buxheti i shtetit te buxhetet individual­e apo familjare, për rroga e pensione 124 milionë dollarë. Në një vit, ne spostojmë 100 milionë dollarë", - tha Rama. "Ne kemi pagën më të ulët në shtet, sot, për gjithë shërbimet mbështetës­e, 220 mijë lekë të vjetra. Me këtë paketë e çojmë pagën më të ulët në shtet në 375 mijë lekë të vjetra. A është mjaft? Nuk është mjaft. Por a është shumë më tepër, për njerëz të cilët rropaten për të krijuar kushtet higjienike, logjistike të punës në administra­të prej nuk mbahet mend qëkur, me 220 mijë lekë të vjetra?" - deklaroi Rama. "Me të njëjtin princip, duke filluar nga poshtë rritjen, ne kemi një piramidë pagash në administra­të tërësisht të re. Nëse një specialist i kategorisë së tretë, nëse nuk gabohem në terma, e ka pagën aktuale 355 mijë lekë, rritja shkon në 379 mijë lekë ( të vjetra). E kështu, në mënyrë progresive kemi një rritje, e cila kur vijmë te paga bruto bëhet 589 mijë lekë", - shtoi kreu i qeverisë. "Natyrisht që, prapë nuk është shumë. Prapë nuk është mjaft. Por nuk diskuto- het që është shumë më tepër seç është. Domethënë, duke filluar nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, të gjithë ju do keni një pagë më të mirë. Mesatarja është 7%, por për pagën më të ulët është 36% dhe shkon duke u shkallëzua­r, për të ardhur deri tek unë, që nuk marr asnjë qindarkë më shumë rritje. As ministri i Financave, as deputetët. Ne që marrim më shumë, nuk fitojmë asgjë, se kështu duhet të jetë nga kjo rritje. Ju që merrni më pak, do fitoni më shumë, dhe ky është princip", - nënvizoi Rama. "Po të matemi me pikën e hallit ku morëm detyrën, në kushtet kur kërcënohej stabilitet­i i financave publike deri në pikën që mund të mos kishim para për të paguar rrogat dhe pensionet e nëntor- dhjetorit 2013, ne që sot mund të japim dhe 100 milionë dollarë më shumë për rroga dhe pensione pa rritur borxhin, mund të flemë të qetë. Por po të matemi me ku duam ne e ku ka nevojë administra­ta, ku ka nevojë shteti e ku ka nevojë shoqëria që të jemi, jo se duam ne, por sepse kjo është nevoja, nuk mund të na zërë gjumi asnjë minutë", - shtoi Rama. Përveç 100 milionëshi­t për rritjen e pagave, kryeminist­ri tha se në 4 vjet punonjësit e shtetit, por edhe privatët kanë fituar nga heqja e taksës 10% 540 milionë në 4 vjet, "të cilat janë para që përndryshe shteti do t'i kishte marrë vetë dhe do bënte punë të tjera". Rama foli edhe për rekrutimet në administra­të. "Procesi i rekrutimit në administra­të është shprehje e vullnetit për t'u ndarë nga e kaluara” - sqaroi Rama. Kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta u takuan dje në kryesinë e parlamenti­t, një ditë para seancës ku do të diskutohet buxheti 2017. Kreu i qeverisë, Rama për shkak të protestës së ricikluesv­e është detyruar të hyjë nga porta kryesore, përballë bulevardit, për në zyrën e Metës. Kryetari i Grupit Parlamenta­r të PS- së, Gramoz Ruçi porositi dje ministrat dhe kryetarët e komisionev­e të PS- së që të mbrojnë sot në Kuvend projektbux­hetin 2017. Ministri Ahmetaj raportoi shifrat para deputetëve, ndërsa kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe propozoi që të mos ndryshojë skema e furnizimit me naftë për peshkimin.

"Mesatarja është 7%, por për pagën më të ulët është 36% dhe shkon duke u shkallëzua­r, për të ardhur deri tek unë, që nuk marr asnjë qindarkë më shumë rritje. As ministri i Financave, as deputetët."

 ??  ?? Kryeminist­ri Rama dhe Kreu i Kuvendit Meta
Kryeminist­ri Rama dhe Kreu i Kuvendit Meta
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania