Gazeta Shqiptare

Kreu i qeverisë: BE të na pranojë, Rusia e ISIS mund të rrisin ndikimin në rajon

Intervista në gazetën gjermane: Ne jemi në formë të mirë, BE jo

-

Rusia

dhe militantët is lamikë mund të përpiqen të rrisin ndikimin e tyre në vendet e Ballkanit nëse Bashkimi Evropian nuk do t'i pranojë si anëtarë", - tha Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për gazetën "Frankfurte­r Allgemeine Zeitung". Rama theksoi se është në interes të BE- së të përpiqet të fusë vendet e Ballkanit në unionin e saj. "Nëse duam të kemi një Bashkim Evropian të qëndrueshë­m dhe të sigurt, nuk është mirë që të ketë boshllëqe. Për më tepër, nuk duhet të harrojmë se ka aktorë të tretë që mund të përfitojnë nëse BE- ja lë vakum. Këtu i referohem Rusisë, por e kam fjalën edhe për islamin radikal", - është shprehur më tej kryeminist­ri. Gjashtë vendet e Ballkanit janë në faza të ndryshme për t'u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Serbia ka si qëllim të përfundojë bisedimet e pranimit deri në vitin 2019. "Sidoqoftë, pranimi i vendeve të reja anëtare nuk është një nga prioritete­t e BE- së për momentin", shkruan gazeta gjermane. Diplomatë të ndryshëm nga rajoni janë shprehur se Rusia po përpiqet të rrisë ndikimin e saj në shtete si Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria. Rama tha se vendi i tij do të vazhdojë të ecë drejt BE- së, por shprehu dyshime në aftësinë e BE- së për ta bërë një gjë të tillë. "Nuk ka të bëjë me kohën që na nevojitet, por me mënyrën se si BE- ja do të vazhdojë të zhvillohet. Në të njëjtën kohë, ne jemi politikish­t në formë të mirë, ndërsa BE- ja nuk është për momentin", - ka shtuar më tej kryeminist­ri Rama për gazetën gjermane.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania