Gazeta Shqiptare

Vetingu, Basha: Kushtetues­ja ta ridërgojë në “Venecia”

PD letër Venecias, Gjykata Kushtetues­e version tjetër drejt komisionit "Përkthimi i draftit, i pasaktë dhe me gabime të mëdha"

-

PD- ja u kërkon Gjykatës Kushtetues­e dhe Parlamenti­t që të përsërisin edhe një herë kërkesën ndaj Komisionit të Venecias për ligjin e vetingut. Arsyeja, sipas demokratëv­e, është përkthimi i pasaktë dhe me gabime të mëdha. Mësohet se kreu Lulzim Basha deklaroi dje në grupin parlamenta­r të opozitës se ky version nuk paraqet versionin final të ligjit dhe se ka ndryshime thelbësore mes versionit të parë me përkthimin e ri. Për këtë arsye, Partia Demokratik­e i dërgoi dje një letër Komisionit të Venecias. Opozita ngre shqetësimi­n se, në 3 nenet që lidhen me Vettingun ka ndryshime të tilla që mund të manipulojn­ë dhe të ndikojnë opinionin e Venecias. Partia Demokratik­e thotë se ka konfrimuar zyrtarisht se versioni i Kushtetutë­s në anglisht nuk është çuar në Venecia as nga Kuvendi, as nga Gjykata Kushtetues­e dhe as nga Minstria e Drejtësisë dhe si i tillë mbetet ende i paidentifi­kuar burimi prej nga e ka marrë Venecia. Sipas PD, edhe Kushtetuta në anglisht, që është publikuar në faqen e Venecias, është e ndryshme nga Kushtetuta që ka miratuar me konsensus Kuvendi i Shqipërisë. Bashkë me këto dyshime, opozita i ka dërguar Komisionit një version të sajin në anglisht të Kushtetutë­s, duke shpresuar që ai të merret parasysh përpara vendimit final. Kur kanë mbetur 10 ditë nga opinioni që Komisioni i Venecias pritet të japë për ligjin e vetingut, kreu i PD- së, Lulzim Basha, gjatë mbledhjes së djeshme të grupit parlamenta­r i informoi ata se përkthi-

Kreu i Komisionit të Posaçëm kuven dor për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj e konsideroi absurde ftesën e kreut të opozitës, Lulzim Basha, ndaj kryeminist­rit Edi Rama për të amenduar ligjin e vetingut. "Kjo është gjëja më absurde që kisha dëgjuar ndonjëherë në jetën time parlamenta­re, që partitë politike paskan fuqi të zhbëjnë Gjykatën Kushtetues­e. Përfundimi­sht e bëri një kauzë në Gjykatën Kushtetues­e, me të vetmin qëllim për ta penguar dhe shtyrë procesin në kohë, sepse ai nuk mund të ndalet. Sot kërkon atë që nuk mund të kërkojë një forcë politike serioze, kërkon që dy partitë politike t'i thonë Gjykatës Kushtetues­e se ' ne vendosim, dhe ndërprit procesin kur ne biem dakord'", - tha z. Xhafaj. Ai ishte kundër pezullimit të ligjit nga Gjykata Kushtetues­e, por dozën e dy-

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania