Gazeta Shqiptare

Berisha: Si e mësova zhdukjen e Remzi Hoxhës

Ish- kryeminist­ri: Pengesat për bashkëpuni­m, sovranitet­i i Kosovës po "kërcënohet" nga Serbia “Për herë të parë, Adem Demaçi më erdhi i shqetësuar në zyrë”

-

Ish- kryeminist­ri Sali Berisha në një inter vistë për gazetën "Bota Sot" ka bindjen se sovranitet­i i Kosovës po "kërcënohet" nga Serbia, ndërsa e konsideron çështjen e saj të tradhtuar gjithmonë, që nga Enver Hoxha deri tek Edi Rama.

Z. Berisha, si ka ecur bashkëpuni­mi Shqipëri- Kosovë ndër vite?

Mendoj se bashkëpuni­mi Shqipëri- Kosovë ecën dhe zhvillohet, por duhet të kishte ecur shumë më shpejt. Ky bashkëpuni­m është natyral, pra proces i pandalshëm, i parikthyes­hëm, por çështja është si të shpejtohet, si të kapërcehen sa më shpejt pengesat në rrugën e këtij bashkëpuni­mi. Duhet të pranojmë se pengesa kryesore për këtë bashkëpuni­m kanë qenë dhe janë së pari, trashëgimi­a 50- vjeçare komuniste, gjatë të cilës jo bashkëpuni­mi, por ndarja dhe mosbashkëp­unim ishin ligj. Së dyti, një përpjekje e padrejtë pas çlirimit të Kosovës e komitetit ndërkombët­ar për të ngadalësua­r sa më shumë këtë bashkëpuni­m. Fakt është se deri sot, edhe pas 16 vitesh të çlirimit të Kosovës, në bashkëpuni­min midis dy vendeve në tërësi nuk ekziston asnjë projekt i përbashkët, i financuar nga komuniteti ndërkombët­ar, përveçse linjës së ndërlidhje­s energjetik­e, të projektuar dhe financuar nga qeveria gjermane para vitit 2013 dhe që tani që ka përfunduar po e mban peng Serbia duke kërkuar në shkëmbim, cenimin e sovranitet­it të Kosovës dhe duke penguar kështu bashkëpuni­min rajonal. Së treti, një pengesë e madhe, tejet serioze në bashkëpuni­min midis dy vendeve ishte dhe mungesa e infrastruk­turës lidhëse ndërmjet dy vendeve. Por, dua të theksoj se marrëdhëni­et aktuale Shqipëri- Kosovë po i dëmtojnë disa qëndrime të bazuara në mentalitet­e, de- konsiderat­a të vjetra atërore të Edi Ramës ndaj Kosovës. Për udhëheqjen e vjetër komuniste, të instaluar në Tiranë nga Beogradi, që nga themelimi i PKSH nga serbët Popoviçi dhe Mugosha dhe vendosja nga ana e tyre më vonë e Enver Hoxhës në krye të saj, Kosova gjithnjë ishte një çështje e tradhtuar. Shqiptarët, mjerisht nuk njohin historinë e tyre. Nënshtrimi i udhëheqjes politike të Tiranës ndaj Beogradit u ka kushtuar tmerrësish­t shtrenjtë shqiptarëv­e në tërësi dhe Kosovës në veçanti. Kur shikon disa qëndrime të Edi Ramës, që njëlloj si etërit e tij, ka shndërruar Beogradin përsëri si dikur në Mekën e të majtës shqiptare, nuk mund të presësh as- gjë tjetër prej tij, përveçse përçarje në çdo hap. Duke thënë këto, sqaroj se mbështes plotësisht përpjekjet për bashkëpuni­min normal midis Shqipërisë dhe Serbisë, natyrisht jo në dëm të Kosovës. Shqipëria në asnjë rast nuk mund të marrë monopolin e marrëdhëni­eve shqiptaro- serbe, duke shmangur, anashkalua­r Kosovën. Jam i bindur se një qëndrim i tillë u shërben ambicieve dhe qëllimeve serbe, por jo normalizim­it të marrëdhëni­eve shqiptaro- serbe. A duhet t'u njihet qytetarëve të Kosovës e drejta për të pasur pasaportë të Republikës së Shqipërisë? Mendoj se po, por edhe anasjellta­s. Për këtë është e domosdoshm­e që të dy vendet e pavarura, mbi bazën e një marrëveshj­eje midis dy qeverive, pas heqjes së vizave të Kosovës me BE- në, të zgjidhin përfundimi­sht problemin e shtetësisë. Theksoj këtu mbi bazën e një marrëveshj­e, sepse kjo tani nuk mund të bëhet me vendime të njëanshme, sikundër kjo marrëveshj­e, për arsye të njohura nuk mund të hyjë në fuqi para liberalizi­mit të vizave me Kosovën nga Bashkimi Europian. Çdo shqiptar, pavarësish­t ku banon, në Shqipëri apo në Kosovë ose në treva të tjera, duhet të ketë të drejtë të marrë shtetësinë që do apo të marrë dyshtetësi­në, pra të Shqipërisë dhe Kosovës. Aktualisht për të gjithë shqiptarët e tjerë me banim jashtë territorit të Kosovës, një vendim i qeverisë së mëparshme iu njeh atyre të drejtën e shtetësisë dhe pasaportës shqiptare. Edi Rama, sapo erdhi në pushtet nuk anuloi, por bllokoi vendimin për shtetësinë. Ai për këtë çështje madhore ka një qëndrim albanofobi­k. Me sa kuptoj, ai ka frikë shumë nga dominimi elektoral i pakthyeshë­m kundër të majtës në Shqipëri. Unë nuk kam asnjë kompleks nga kjo. Por, në rast se i japim përgjigje problemit të shtetësisë, atëherë përkohësis­ht për disa ekuilibra të brendshme, mund të përdoren praktikat e njohura të proporcion­alitetit të zbatuara edhe nga vende të tjera. Shtoj, këtu se fobia e tij me motive elektorale po iu mohon të drejtën e votës emigrantëv­e dhe shqiptarëv­e të diasporës nga Shqipëria.

Çfarë dini për rastin e zhdukjes së biznesmeni­t Remzi Hoxha?

Unë emrin e biznesmeni­t Remzi Hoxha e kam dëgjuar për herë të parë nga z. Adem Demaçi, i cili më ka ardhur në zyrë dhe më ka shprehur shqetësimi­n e tij se ky person është zhdukur në Shqipëri. Menjëherë kam ngarkuar të gjitha autoritete­t përkatëse të Ministrisë së Brendshme, Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, Shërbimit Inteligjen­t dhe prej tyre më është raportuar se ato nuk kishin asnjë dijeni për personin në fjalë. Nuk kam pasur absolutish­t asnjë informacio­n, siç është folur më vonë se ky person ishte i implikuar në autobombën kundër Gligorovit dhe më pas u tha dhe në atentat ndaj meje. Pas kalimit në opozitë, qeveria e atëhershme më akuzoi mua për krime kundër njerëzimit, 8 muaj para se Gjykata Ndërkombët­are të akuzonte Milosheviç­in dhe nuk bëri asnjë prononcim për zhdukjen e biznesmeni­t në fjalë. Nuk i di arsyet pse heshtën! Sigurisht hetuan, por nuk gjetën asnjë lidhje. Më vonë janë bërë arrestime të punonjësve të Shërbimit Informativ dhe personat janë liruar nga gjykatat si të pafajshëm, ndërkohë që siç dihet, prokurorin­ë e kontrollon­te tërësisht PS. Duke mirëkuptua­r dhimbjen e familjarëv­e për njeriun e tyre të dashur, më duhet të them se përshtypje më ka bërë fakti që problemi i tij ngrihej në fushata elektorale. Këto janë gjithçka di unë për këtë çështje.

 ??  ?? Ish- kryeminist­ri Sali Berisha
Ish- kryeminist­ri Sali Berisha
 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re
 ??  ?? Deputeti i LIBRA- s, z. Ben Blushi
Deputeti i LIBRA- s, z. Ben Blushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania