Gazeta Shqiptare

Braho: Nishani jo më president, ëndërr në sirtar

-

Kryetari

i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho u shpreh dje kundër rikandidim­it të Bujar Nishanit për postin e presidenti­t në 2017- ën. Në një intervistë televizive, Braho tha: "Kjo është një ëndërr e parealizue­shme për këtë president. Dikush i ka thënë që është kryetar i Partisë Demokratik­e. Mjaft veprime të tijat, jo vetëm kanë qenë të pasakta ligjërisht dhe politikish­t, por kanë përcjellë mesazhe përçarjeje". Braho e quan shqetësues­e çështjen e përgjimeve dhe kërkon që ato të goditen me ashpërsi. "Përgjimet nuk duhet të përdoren për qëllime politike", - shton ai. "Mandatin tjetër, Rama apo kushdo që do të drejtojë qeverinë, ta shikojë këtë punë me seriozitet. Përgjimet e paligjshme duhen goditur me ashpërsi. Duhet kuptuar që çdo përgjim është i nevoj- shëm, por kur realizohet për interesa të shtetit", - tha Braho në "Ora News". Për kultivimin e kanabisit, Braho kërkon t'i jepet fund njëherë e mirë këtij fenomeni, që thotë se ka përzier varfërinë me grupet kriminale.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyu dje, për të dytën herë, vendimin për ndarjen e mandateve zgjedhore për Kuvendin 2017- 2021. Me 6 vota pro dhe 1 votë kundër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e la që këtë vendim ta marrë më datë 3 dhjetor, me kërkesë të Partisë Demokratik­e. Përfaqësue­si ligjor i PD- së në KQZ, Ivi Kaso, tha se materiali i kërkuar nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Gjendjes Civile, në funksion të këtij akti, është shumë voluminoz dhe për këtë ai kërkoi më shumë kohë në shqyrtimin e tij. "Ky material duhej të ishte vënë në dispozicio­n që para dy javësh. Ka paraqitur të dhënat, të cilat ne kërkojmë kohë që t'i studiojmë pasi vendimmarr­ja e sotme është shumë e rëndësishm­e, ka të bëjë direkt me rezultatin e zgjedhjeve të përgjithsh­me të 2017- ës", - tha Kaso. Por, kundër kësaj u shpreh përfaqësue­si ligjor i PS- së në KQZ, Genc Gjonçaj, i cili tha se opozita e ka marrë materialin që të premten dhe ka pasur kohën e mjaftueshm­e për ta shqyrtuar. "Ne gjykojmë që, sipas leximit të thjeshtë të Kodit, sot është afati i fundit, llogaritur me ditën e mbërritjes së informacio­nit pranë KQZ- së", - tha Gjonçaj. Dy mbledhjet e fundit të Komisionit janë dominuar nga debati, i cili është zhvilluar edhe në 2012ën, për numrin e zgjedhësve në zonat zgjedhore. Ndërsa ditën e premte ky institucio­n do të mblidhet për të diskutuar dhe vendosur për materialet e zgjedhjeve parlamenta­re të vitit 2017. "Mos na kërkoni shtyrje të mëtejshme, pasi nuk vazhdon pafundësis­ht kjo histori", - u shpreh kryetari i Komisionit, Denar Biba, në mbyllje të mbledhjes. Sot pritet që KQZ- ja të zgjedhë edhe nënkryetar­in e saj, pas dorëheqjes së Denar Bibës.

ANALIZA

Tri qarqe të vendit pritet të humbasin nga procesi i ndarjes së numrit të deputetëve sipas qarqeve. Në një analizë që bën "BIRN", thuhet se, "sipas nenit 75 të Kodit Zgjedhor, të dhënat e popullsisë sipas regjistrit civil duhet të shërbejnë për të llogaritur numrin e popullsisë për çdo deputet si dhe për të ndarë numrin e deputetëve nëpër qarqe në përputhje me popullsinë e secilit qark". "Aktualisht, Shqipëria ka 4.4 milionë njerëz në regjistrin civil, ndonëse një pjesë e madhe e tyre jetojnë realisht në emigrim, sipas të dhënave të siguruara nga ' BIRN' përmes një kërkese për të drejtë informimi te Ministria e Brendshme ( të dhënat i përkasin 1 jan-

arit 2016). Sipas Kodit të zgjedhjeve, fillimisht KQZ- ja duhet të pjesëtojë shifrën prej 4.4 milionë banorësh me numrin e deputetëve 140 për të përcaktuar numrin mesatar të popullsisë për deputet, që në rastin konkret është 31 mijë". Pas kësaj, popullsia e secilit qark duhet të pjesëtohet me 31 mijë për të nxjerrë se sa deputetë duhet të përcaktohe­n në çdo qark. "Për pjesëtimet që dalin me presje dhjetore, deputetin e

merr qarku që ka shifrën më të përafërt me numrin e plotë", thuhet në analizë. Në bazë të të dhënave të gjendjes civile, zbatimi i nenit 75 të Kodit Zgjedhor përmes llogaritje­s së numrit të deputetëve për qark sugjeron se Korça, Berati dhe Kukësi do të humbasin nga një deputet, ndërsa Tirana do të fitojë dy deputetë dhe Durrësi do të fitojë një deputet. Në vitin 2013, një vendim i ngjashëm nga Komisioni

Qendror i Zgjedhjeve parashikon­te uljen e numrit të deputetëve për qarqet Berat dhe Korçë si dhe shtimin e deputetëve në Tiranë dhe Durrës. Partia Socialiste, në atë kohë në opozitë, e kundërshto­i me argumentim­in se në qarkun e Kukësit, ku numri i deputetëve nuk u ul, qe shënuar një rritje e pazakontë e regjistrim­eve të reja të popullsisë banuese në regjistrin civil. Në vendimin final,

KQZ- ja u nda në votim sipas përkatësis­ë partiake të anëtarëve dhe vendimi për ndarjen e mandateve nuk mori fuqi. Sipas Kodit Zgjedhor, vendimi për ndarjen e mandateve sipas qarqeve duhet të marrë pesë vota nga shtatë anëtarët e KQZ- së. Në mungesë të vendimit nga ana e KQZ- së, Kuvendi i Shqipërisë vendosi të lërë të pandryshua­r numrin e mandateve, siç qe caktuar për zgjedhjet e vitit 2009.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania