Gazeta Shqiptare

"Mbetjet", dekreti i Nishanit futet në kalendarin e punës deri më 24 dhjetor

Ricikluesi­t protestojn­ë para Kryesisë së Kuvendit: Miratoni ligjin

-

Dekreti

i presidenti­t për ligjin e mbetjeve pritet të diskutohet deri më 24 dhjetor në Kuvend. Dekreti është futur në kalendarin e punimeve 3- javore të Kuvendit, që nis nga data 30 nëntor deri më 24 dhjetor, kur mbyllet edhe sesioni i dimrit i Kuvendit. Në faqen e Kuvendit thuhet se ndër çështjet që do të shqyrtohen në Kuvendin e Shqipërisë mes të tjerave është edhe "dekreti nr. 9765, datë 14.10.2016, "Për kthimin e ligjit nr. 92/ 2016 "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10463, datë 22.09.2011, "Për menaxhimin e integruar të mbetjeve", të ndryshuar". Ligji fillimisht do të rikthehet në Komisionin për Veprimtari­të Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin si komisioni përgjegjës. Ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve u kthye nga Presidenti i Republikës me argumentin se bie ndesh me Kushtetutë­n e Shqipërisë dhe konventën ndërkombët­are të ratifikuar nga vendi. Mazhorancë­s i duhet të sigurojë 71 vota për ta rrëzuar ose jo dekretin e kreut të shtetit. Ndërkohë dje, Shoqata e Ricikluesv­e ka zhvil- luar një protestë para Kryesisë së Kuvendit duke kërkuar miratimin e ligjit për importin e mbetjeve, pas kthimit nga presidenti. Importuesi­t me pankarta në duar kanë kërkuar që ligji të miratohet sa më shpejt, pasi sipas tyre po bëhet pazar elektoral me një të drejtë kushtetues­e për përpunimin e lëndëve të para. Njëri nga pjesëtarët e Shoqatës së Importuesv­e, Bardhyl Balteza u shpreh: "Pa industri riciklimi nuk ka Shqipëri të pastër. Nuk do të importojmë plehra, por lëndë të parë. Mbetjet nuk janë plehra".

 ??  ?? Anëtarë të Shoqatës së Ricikluesv­e të Shqipërisë, gjatë një proteste
Anëtarë të Shoqatës së Ricikluesv­e të Shqipërisë, gjatë një proteste

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania