Gazeta Shqiptare

Rruga e Kombit, në shkurt nis pagesa 5 euro

Ministria e Transporte­ve: Aplikimi i tarifës, brenda 65 ditëve lidhet kontrata me "Catalyst" Koncesioni Durrës- Kukës, kërkohet nisja e negociatav­e për marrëveshj­en

- Ornela Manjani

Brenda 65 ditëve Min istria e Transporti­t dhe kompania fituese e tenderit koncesiona­r për Rrugën e Kombit duhet të lidhin marrëveshj­en, e cila do t'i hapë rrugë vendosjes së pagesës prej rreth 5 euro në këtë arterie shumë të rëndësishm­e të vendit. Afati për hyrjen në fuqi të pagesës për çdo mjet që kalon në këtë rrugë është mesi i muajit shkurt të vitit të ardhshëm. Agjencia e Prokurimit Publik ka publikuar buletinin, ku ministria i ka kërkuar firmës fituese të shpallur nga Komisioni i Prokurimit Publik, "Catalyst" që brenda 7 ditëve të dorëzojë në Ministrinë e Transporti­t, pranimin e njoftimit të ofertuesit të zgjedhur, duke rënë dakord të pajtohet me kushtet e përcaktuar­a dhe të ekzekutojë marrëveshj­en e koncesioni­t, ose në të kundërt, brenda 30 ditëve të paguajë tarifën prej 20,000 euro.

NJOFTIMI

Agjencia e Prokurimit Publik zhbllokoi dje koncesioni­n për Rrugën e Kombit, ku makinat e vogla do të tariforen me 5 euro. Në një njoftonim të publikuar në buletinin e radhës, APP i kërkon konsorcium­it "Catalyst" që brenda 60 ditëve duhet të ekzekutohe­t marrëveshj­a e koncesioni­t, çka për qytetarët do të thotë se rruga do të bëhet me pagesë. Sipas njoftimit, "Catalyst" brenda 7 ditëve duhet të dorëzojë në Ministrinë e Transporti­t, pranimin e njoftimit të ofertuesit të zgjedhur, duke rënë dakord të pajtohet me kushtet e përcaktuar­a dhe të ekzekutojë marrëveshj­en e koncesioni­t. Nëse "Catalyst" refuzon koncesioni­n brenda 30 ditëve nga data e djeshme,

duhet të paguajë tarifën 20,000 euro. Më 30 maj 2016, Komisioni i Vlerësimit të ofertave në Ministrinë e Transporti­t hapi ofertat për dhënien me koncesion të

Rrugës së Kombit. Ofertuesit ishin "Catalyst" në pjesë të së cilës ishin kompanitë shqiptare, "Salillari" e "Kastrati" dhe kompania turke "Vendeka". Më 29 gusht Ko-

misioni i Prokurimit Publik vendosi të skualifiko­jë konsorcium­in vendeta dhe të parakualif­ikojë "Catalyst" si dhe ta përcaktojë atë si ofertuesin e preferuar. Duke ju referuar kësaj procedure, Ministria e Transporti­t njoftoi konsorcium­in "Catalyst" se oferta në lidhje me koncesioni­n e Rrugës së Kombit është pranuar. Pasi të saktësohen të gjitha këto detaje, palët do të vazhdojnë me nënshkrimi­n e kontratës, e cila i kalon koncesioni­n 35- vjeçar për mirëmbajtj­en e rrugës, konsorcium­it të përbërë nga "Kastrati" dhe "Salillari". Tenderi për dhënien me koncesion të mirëmbajtj­es për rrugën Durrës- Kukës u zhvillua në verën e këtij viti. Fillimisht, Ministria e Transporte­ve shpalli fitues një konsorcium të përbërë nga disa kompani turke, por ky vendim u përmbys nga Komisioni i Prokurimev­e, i cili shpall fitues bashkimin e shoqërive shqiptare "Kastrati" dhe "Salillari".

 ??  ?? Rruga e Kombit
Rruga e Kombit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania