Gazeta Shqiptare

Amendament­i/ LSI kundër qeverisë Vasili: Të hiqet akciza për gazin e lëngshëm

41 karaktere okelio okelio okelio okelio okelio

-

LSI

ka dalë kundër qever isë për rritjen e akcizës së gazit të lëngshëm, që përdoret nga automjetet. Kreu i grupit parlamenta­r të LSI, Petrit Vasili ka depozituar një amendim për projektlig­jin për akcizat, ku ka kërkuar heqjen e nenit 4 të draftit të paraqitur, që sjell rritjen me 13 lekë për litër të gazit të lëngshëm që përdoret për automjetet. Kreu i grupit parlamenta­r të LSI- së, Petrit Vasili i ka dërguar amendimin Kuvendit, duke sqaruar edhe arsyet e kërkesës së grupit parlamenta­r. Sipas tij, kjo është një kosto që e rëndon buxhetin e familjarëv­e, pasi rritja është tepër e lartë krahasuar me çmimin aktual të gazit, që për- doret për furnizimin e automjetev­e të qytetarëve. Po kështu, Vasili thotë në argumentim­in e kërkesës se biznese të vogla dhe të mesme, edhe të mëdhenj mes tyre, mjetet e transporti­t prej kohësh për efekt kostoje i kanë orientuar drejt përdorimit të gazit të lëngshëm. "Rritja me 13 l/ litër ose më thjesht akoma, një rritje me më shumë se 25% të çmimit aktual, do t'i rëndonte së tepërmi buxhetet e këtyre sipërmarrë­sve, të cilëve u ka kushtuar jo pak instalimi i impianteve të gazit të lëngshëm", shprehet Vasili. "Amendament­i që propozojmë lidhet me vendosjen e akcizës për gazin e lëngshëm, që përdoret nga mijëra qytetarë për furnizimin e automjetev­e të tyre. Si propozues i këtij amendament­i gjykoj se kjo është një kosto që e rëndon buxhetin e familjarëv­e, pasi rritja është tepër e lartë krahasuar me çmimin aktual të gazit, që përdoret për furnizimin e automjetev­e të qytetarëve. Është fakt që janë shtuar së tepërmi automjetet familjare që përdorin gaz të lëngshëm dhe ku për këtë arsye, mijëra qytetarë kanë përshtatur automjetet për përdorimin e gazit duke shpenzuar jo pak për këtë. Gjithashtu, biznese të vogla dhe të mesme, edhe të mëdhenj mes tyre, mjetet e transporti­t prej kohësh për efekt kostoje i kanë orientuar drejt përdorimit të gazit të lëngshëm. Rritja me 13 l/ litër ose më thjesht akoma, një rritje me më shumë se 25% të çmimit aktual do t'i rëndon- te së tepërmi buxhetet e këtyre sipërmarrë­sve, të cilëve u ka kushtuar jo pak instalimi i impianteve të gazit të lëngshëm, modernë e të sigurt, duke e përllogari­tur si zgjidhjen më të mirë edhe sepse gazi i lëngshëm nuk përfshihej në mallrat e akcizës. Në kushtet kur qytetarët përballen me mjaft vështirësi ekonomike është jo i arsyeshëm rëndimi i tyre me vendosjen e kësaj akcize. Akoma më i domosdoshë­m bëhet mosmiratim­i i saj edhe në kushtet e luhatjes së vazhdueshm­e të çmimeve të karburante­ve, të cilat i përballin qytetarët me shpenzime shtesë që rëndojnë shumë buxhetin familjar", thuhet në kërkesën drejtuar Kuvendit.

 ??  ?? Kreu i grupit parlamenta­r të LSI- së, Petrit Vasili
Kreu i grupit parlamenta­r të LSI- së, Petrit Vasili

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania