Gazeta Shqiptare

Artan Hoxha: Sekretet e "arit të gjelbër"

Gazetari: Grupi i ' BBC' shkoi në një zonë pak nën Shqipërinë e Mesme, ku nuk shkon policia ' Vizitorë' në magazinën e hashashit: 3 herë ndërruam makinë rrugës

-

Gazetari investigat­iv i "News 24", Artan Hoxha pas zbulimit të parcelave me kanabis, sjell për herë të parë në rubrikën "Opinion" në "News 24" pamje të një magazine ku thahet kanabisi. Pamjet publikohen pak para se gjiganti ' BBC' të transmetoj­ë një reportazh për kanabisin e Shqipërisë. Gazetari zbulon se pikërisht kjo magazinë do të jenë pjesë e këtij reportazhi, që e etiketon Shqipërinë si prodhuesin më të madh të kanabisit në Evropë.

Sipas Hoxhës, jo vetëm ' BBC' ka ngjallur interes për kanabisin. Ai thotë se së fundmi ka shoqëruar të paktën 8 grupe xhirimi të mediave të ndryshme botërore në Shqipëri. "Grupin e ' BBC' e kam shoqëruar në një nga zonat më problemati­ke, para një muaji kanë ardhur këtu. Ata kërkonin një zonë ku nuk do të mbikëqyres­hin nga policia, donin të kontaktoni­n me kultivuesi­t dhe trafikantë­t. Nuk është një gjë e lehtë. Grupi i ' BBC' ka shkuar në një vend ku nuk shkon policia", tha Hoxha.

Por në çfarë zone është regjistrua­r videoja, ku gazetari shfaqet brenda magazinës me kanabis në proces tharjeje? Hoxha thotë se nuk mund të tregojë ekzaktësis­ht vendin, pasi për të shkuar aty ka ndërruar 3 herë makinën. Trafikantë­t janë kujdesur që të lejonin atje grupin e xhirimit të ' BBC', por pa u dhënë mundësinë ta identifiko­jnë zonën ku ndodhet.

"Gazetarët donin të takonin punëtorët. Kemi kontaktuar me disa punëtorë që flisnin shumë mirë anglisht. Edhe mulliri që mbaj në dorë u përkiste atyre. Boçja e tharë e kanabisit futet në pjesën e sipërme, mulliri rrotullohe­t në mënyrë mekanike dhe del fiks masa e kanabisit që duhet për një cigare", sqaron ai.

Duke u ndalur tek pamjet e transmetua­ra, Hoxha zbulon se bëhet fjalë për rreth 25 kg kanabis që e ka kaluar procesin e tharjes. "Produkti është gati për treg, i vetmi proces i mbetur është paketimi. Kjo është boçja e tharë, gati për treg. Na thanë që është 25 kg. Në Britani një kg kushton 15 mijë paund, nëse do ta çonin atje, fitimi do të ishte shumë i madh. Unë përmend aty që duhet të ketë disa ditë diell, pra është bërë para rreth një muaji, kur koha ka qenë e paqëndrues­hme dhe binte shpesh shi. Prandaj edhe procesi i tharjes këtë vit zgjati shumë, për shkak të reshjeve të shumta dhe lagështirë­s që ka pasur pikërisht në momentin e korrjes dhe tharjes", - tregoi më tej gazetari.

"Ne kemi raportuar gjatë gjithë verës për këtë. Që në maj. Ndërsa sot janë mediat e huaja që po e ngrenë këtë shqetësim. Është e vështirë të zhduken nga harta kultivuesi­t e kanabisit, pasi ata janë të mirorganiz­uar dhe për këtë duhet ndihmë. Presidenti Nishani ka kërkuar të mbledhë Këshillin e Sigurisë për situatën me kanabis. Ai edhe në fjalimin me rastin e 28 Nëntorit para diplomatëv­e të huaj dhe elitës politike në vend, e theksoi se kanabisi mbetet një nga dy prioritete­t më të mëdha në vend, bashkë me zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Besoj Nishani e njeh mirë se çfarë pasojash rrjedhin nga kanabisi, pasi kur ai ishte ministër i Brendshëm, më datë 7 shtator 2007, u sulmua Drejtoria e Policisë, Gjirokastë­r, u dogjën furgonët e policisë në oborrin e godinës dhe u mbajt peng për disa orë policia lokale, deri sa forcat speciale rimorën situatën duke ndërhyrë me helikopter­ë nga ajri. Mjaftoi vrasja e një të riu nga Lazarati, Sabri Shurdhi gjatë një operacioni të forcave RENEA po atë ditë, që Gjirokastr­a të merrej peng nga kultivuesi­t e kanabisit. Moszbulimi i autorëve dhe personave përgjegjës për sulmin e asaj dite, shkaktoi ekzekutimi­n e efektivit të forcave RENEA, Ibrahim Basha, 8 vite më pas, më 24 qershor 2015, pikërisht në të njëjtin vend, pranë memorialit ku ishte vrarë nga RENEA Sabri Shurdhi. Por, meqë në atë kohë ish- ministri i Brendshëm, Bujar Nishani nuk reagoi kundër narkotrafi­kantëve, ketë radhë si President i Republikës, shpresoj që të ketë nxjerrë mësim.

Burgjet shqiptare këtë vit janë mbushur me kultivues. Duhet gjetur një hapësirë ligjore për ta ndryshuar ketë situatë, pasi edhe burgjet nuk kanë më vend për të mbajtur një numër kaq të madh njerëzish të akuzuar për një fenomen kaq masiv. Pjesa dërrmuese e drogës tashmë është magazinuar", tha Hoxha. "Balkanweb"

 ??  ?? Gazetari investigat­iv i "News 24", Artan Hoxha
Gazetari investigat­iv i "News 24", Artan Hoxha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania