Gazeta Shqiptare

Apeli dënon me 109 vite burg 9 xhihadistë­t

Në pritje të vendimit, të pandehurit falën namazin. Zeqir Imeri, gjykatësve: Qafirë Mbetet në fuqi vendimi për dy imamët e vetëshpall­ur

- Xhensila Kodra

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda dha dje vendimin për nëntë të akuzuarit për rekrutimin e besimtarëv­e myslimanë shqiptarë dhe dërgimin e tyre për xhihad luftarak në Siri. Seanca e djeshme gjyqësore zgjati për më shumë se 3 orë, ndërsa pesëshja gjykuese e kryesuar nga Gurali Brahimalla­ri la në fuqi vendimin për katër të akuzuarit kryesorë si drejtues dhe financues të celulës që kryente vepra me qëllime terroriste. Sipas vendimit të gjykatës, imami i vetëshpall­ur i xhamisë së Unazës së Re, Genci Abdurrahim Balla dhe Gerti Pashja do të vuajnë secili nga 17 vite burgim. Me 18 vite burgim u dënua imami i vetëshpall­ur i xhamisë së Mzezit, Bujar Husa. Gjithashtu, në fuqi mbeti vendimi edhe për të pandehurin Edmond Balla me 13 vite burgim. Zeqir Imerit, i cili nga Gjykata e Shkallës së Parë u dënua me 16 vite burgim, dënimi iu ul në 13 vite. Ndërsa, të akuzuarit e tjerë përfituan përgjysmim të dënimit, për shkak se gjykata aplikoi për ta gjykimin e shkurtuar. Të pandehurit Verdi Morava, gjykata i pushoi akuzën e propagandë­s fetare dhe nxitjes së urrejtjes fetare, ndërsa e dënoi për financim të terrorizmi­t me 10 vite burgim. Ndërkaq, gjatë seancës gjyqësore Edmond Balla, nga kafazi i hekurt i cilësoi gjykatësit si "Qafirë". Fillimisht, shpallja e vendimit për nëntë të

DEKLARATAT

“Falënderoj qeverinë shqiptare dhe forcat e sigurisë së gjykatës, për fashizmin që kanë vazhduar të tregojnë deri më sot ndaj gjithë besimtarëv­e myslimanë. Të gjithë myslimanëv­e që ishin me mjekra u është hequr rripi i pantallona­ve. Nuk pritej asnjë ndryshim edhe nga Apeli, pasi edhe Gjykata e Apelit është pjesë e këtij sistemi drejtësie, që dihet se kush është sot.” pandehurit u shty, pasi teksa gjykatësit ishin mbledhur në dhomën e këshillimi­t, të pandehurit braktisën sallën e gjyqit dhe u shoqëruan në ambientet e sigurisë për të falur namazin. Për të kryer ritin e faljes lanë sallën e gjyqit edhe shumë mbështetës të të pandehurve.

Babai i Verdi Moravës, Dielli Morava tha se i biri jetonte me një pagë si mjek popullor dhe nuk ka sesi të jetë financues terrorizmi. Ai tha se ka kërkuar ndihmë nga ambasadori amerikan në Tiranë për çështjen e të birit. "Verdi nuk ka pasur as mundësi financiare e jo të ketë bërë financim. Unë ambasadori­t të Shteteve të Bashkuara i kam kërkuar thjesht një ndërhyrje me qenë se ka marrë iniciativë­n e reformës në drejtësi, duke i argumentua­r se gjatë të gjitha seancave gjyqësore të shkallës së parë dhe të shkallës së dytë, në asnjë moment nuk u vërtetua që Verdi të jetë fajtor qoftë për financim, qoftë për rekrutim", tha për mediat Dielli Morava. Gjithashtu, pas vendimit të gjykatës reagoi edhe imami i vetëshpall­ur i Xhamisë së Re, Armand Ali. Ai hodhi akuza ndaj krerëve të Komuniteti­t Mysliman Shqiptar. "Vetëm 2- 3 prej tyre patën nga një ndryshim të vogël, nga një ulje. Falënderoj qeverinë shqiptare dhe forcat e sigurisë së gjykatës, për fashizmin që kanë vazhduar të tregojnë deri më sot ndaj gjithë besimtarëv­e myslimanë. Të gjithë myslimanëv­e që ishin me mjekra u është hequr rripi i pantallona­ve. Nuk pritej asnjë ndryshim edhe nga Apeli, pasi edhe Gjykata e Apelit është pjesë e këtij sistemi drejtësie, që dihet se kush është sot. Të gjithë besimtarët myslimanë nuk duhet të presin mirësi, veçse kohë të vështira do t'u vinë të gjithëve. E them këtë, pasi nga dita në ditë për besimtarët myslimanë po shtohen presionet, dhuna, terrori me të gjitha format, përveç terrorit me të rrahura. Shtetit shqiptar i bëj thirrje të shikojnë rrezikun e anëtarëve të organizatë­s terroriste të Gylen, të cilët paraqesin rrezik jo vetëm për myslimanët, por për të gjithë Shqipërinë. Të merren me ata që janë anëtarë të një organizate terroriste, që akoma nuk po u hyn një gjemb në këmbë", deklaroi Armand Ali.

 ??  ?? Të pandehurit në gjykatë
Të pandehurit në gjykatë
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania