Gazeta Shqiptare

Grabitet banesa e deputetit të PS- së

57- vjeçari: Nuk mendoj se ka të bëjë me pozicionin tim. Autorët mund të kenë pasur dijeni për lëvizjet e mia Namik Kopliku: Morën një shumë parash dhe 2 ora 400 euro

- Xhensila Kodra

Banesa e deputetit të Partisë Socialiste, Namik Kopliku ka rënë pre e grabitësve edhe pse ndodhet shumë pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Sipas policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë fundjavës, pasi në banesë nuk ndodhej asnjë person dhe denoncimi është bërë ditën e hënë. Mësohet se autorët ende të paidentifi­kuar nga policia, pasi kanë hequr bravën e derës, kanë marrë me vete disa bizhuteri dhe një shumë parash. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", Namik Kopliku shprehet se autorët mund të kenë pasur dijeni për lëvizjet e tij dhe faktit se në fundjavë nuk ndodhej në banesë. Sipas 57- vjeçarit, autorët i kanë marrë në banesë dy ora dore me një vlerë rreth 200 euro secila si dhe një shumë parash të cilat ishin para të përdorimit të përditshëm. Ndërkaq, menjëherë sapo policia është vënë në dijeni për këtë rast, kanë nisur edhe hetimet për identifiki­min dhe vënien në pranga të autorëve. Burime pranë policisë bënë me dije se janë duke kontrollua­r pamjet filmike të disa bizneseve, ndërsa dyshohet se autorë të ngjarjes mund të kenë qenë dy persona.

Ku ndodheshit në momentin që ka ndodhur grabitja e banesës suaj?

Kam qenë 4 ditë jashtë Tiranës. Në fundjavë isha në Shkodër për aktivitete­t e 29 Nëntorit. Grabitja mund të ketë ndodhur në fundjavë.

Kush ju lajmëroi për ngjarjen?

Një nipi im ka dashur të shkojë dje ( pardje) në shtëpi dhe kur ka parë fishekët e derës të hequr, na ka lajmëruar menjëherë. Unë isha bashkë me bashkëshor­ten time në Shkodër. Nipi ka lajmëruar edhe policinë dhe kanë pritur që të mbërrinte edhe bashkëshor­tja ime për të hyrë në banesë e të vijonin hetimet.

Konkretish­t, çfarë ju kanë marrë?

Kanë marrë një sasi lekësh të përdorimit të përditshëm.

Për çfarë shume bëhet fjalë?

Janë para të cilët mund t'i ketë gjithkush në shtëpi, jo shumë e madhe parash. Kanë marrë edhe dy ora dore, që bëjnë nga 200 euro secila. Orët ishin të miat.

Mendon se autorët mund të jenë persona që kanë njohje me ju?

Mendoj se janë persona që kanë pasur dijeni për lëvizjet e mia. Është dikush që ka vënë re se ku kam lëvizur unë me bashkëshor­ten, pasi fëmijët nuk jetojnë këtu. Unë e kam banesën në mes të rrugës, në "Myslym Shyri", dhe dallohet shumë shpejt kur lëviz me makinë apo edhe jashtë Tiranës për pak ditë. Mendoj se mund të ketë ndodhur në fundjavë, pasi siç na thanë edhe komshinjtë, kishin parë fishekët e derës dhe bravën të hequr, por kishin menduar se ne mund të ndryshonim bravën.

Keni kamera sigurie në banesë dhe a keni dijeni nëse janë identifiku­ar apo jo autorët?

Jo, në banesë nuk kam kamera sigurie, por në katin e parë të pallatit janë Sigurimet Shoqërore dhe kamerat e tyre mund të kenë kapur diçka. Edhe policia ka qenë shumë korrekte dhe po i ndjekin pamjet dhe he- timet me korrektësi.

Pak më parë thatë se në banesë ju kishin grabitur edhe një sasi parash, ndërkohë që nga policia kjo gjë nuk rezulton...

Nuk e kam dhënë ende këtë gjë në polici, pasi më thanë ' shiko çdo gjë që të mungon dhe do të japësh edhe një deklaratë të dytë'. Sot pashë se më mungojnë dy gjëra, por mund të dalin edhe më shumë. Shtëpia ishte kthyer përmbys, rrobat, sirtarët… Në tavolinë ka qenë edhe laptopi dhe nuk e kishin marrë.

Cila është thirrja që keni ndaj policisë për zbardhjen e ngjarjes?

Pres zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve.

Mendoni se ka qenë një kërcënim ndaj jush apo familjes suaj kjo ngjarje?

Jo, nuk ka lidhje fare me këtë gjë. Nuk mendoj se ka të bëjë me pozicionin tim si deputet.

 ??  ?? Namik Kopliku
Namik Kopliku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania