Gazeta Shqiptare

Para gjykatës, 5 ish- zyrtarë të Doganës Berat dhe administra­tori i një subjekti privat

Prokuroria: I shkaktuan shtetit dëm 400 mijë dollarë

- Për "Shpërdorim­it të detyrës": Për "Kontraband­a nga punonjës që lidhen me veprimtari­në doganore": Për "Kontraband­a me mallra të tjera":

Prokuroria

e Beratit ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim 5 ish- zyrtarë të doganës së qytetit, përfshirë ish- drejtuesin e saj, si dhe administra­torin e një subjekti privat, pasi me veprimet dhe mosveprime­t e tyre i kanë shkaktuar shtetit një dëm në vlerën rreth 400 mijë dollarë. Sipas prokuroris­ë, Evis Plaku, ishkryetar i Degës Doganore Berat akuzohet për veprën penale të "Shpërdorim­it të detyrës"; Dhamo Xhamballo, Akion Hysi, Arben Ulaj dhe Greta Berberi akuzohen për veprën penale "Kontraband­a nga punonjës që lidhen me veprimtari­në doganore"; Vladimir Qepa, administra­tor i "Center Shqiptare" akuzohet për veprën penale "Kontraband­a me mallra të tjera". Prokuroria e Beratit ka nisur hetimin në bazë të materialit referues të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili kishte evidentuar shkelje në proce- Evis Plaku, ish- kryetar i Degës Doganore Berat Dhamo Xhamballo Akion Hysi Arben Ulaj Greta Berberi

AKUZAT

Vladimir Qepa, administra­tor i "Center Shqiptare"

durën doganore të subjektit "Center Shqiptare", me administra­tor Vladimir Qepa. Në bazë të materialit referues rezultonte se në vitin 2014, subjekti privat, pavarësish­t se ishte në regjimin "Pezulluar" ka ushtruar aktivitet tregtar në zhdoganim dhe shitje materiale letre dhe plastike. Për këtë rast,

Prokuroria e Beratit zhvilloi hetimet nga ku ka rezultuar se subjekti privat "Center Shqipëria" kishte qenë nën kontroll nga Dega Doganore e Beratit, ku merrnin pjesë Dhame Xhamballo, Akion Hysi dhe Arben Ulaj. Pavarësish­t se subjekti privat kishte zhvilluar aktivitet tregtar, grupi i kontrollit të Doganës Berat i kishte llogaritur një detyrim minimal ndaj shtetit, krahasuar me detyrimin real të subjektit. Sipas kontrollue­sve, detyrimi ishte rreth 1.4 milionë lekë të reja. Deklarata doganore e kësaj kompanie private ishte subjekt i një kontrolli të zhvilluar nga ana e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Doganave. Grupi i kontrollit nga Tirana konstatoi parregulls­i në punën e grupit të kontrollit lokal dhe urdhëroi ripërsërit­jen e procedurav­e ndaj "Center Shqiptare". Pasi u realizua rikontroll­i, ku krahas doganierëv­e të parë, merrte pjesë edhe doganierja Greta Berberi, u caktua një detyrim i ri për subjektin privat, i cili ishte në vlerën e 4 milionë lekëve të reja. Pasi u realizua ky rikontroll, drejtuesi i doganës së Beratit në atë kohë, Evis Plaku, konfirmoi rregullsin­ë e saj dhe e regjistroi në sistem. Por, nga auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit rezultoi se edhe pas rikontroll­it, detyrimi i "Center Shqiptare" ishte shumë herë më i vogël se sa detyrimi real i tij. Në hetimet e saj, Prokuroria e Beratit arriti në përfundimi­n se punonjësit e doganës që kanë trajtuar praktikën e këtij subjekti privat, me dashje kanë zvogëluar ndjeshëm detyrimin ndaj shtetit të "Center Shqiptare". Në bazë të ekspert- izës rezulton se kompania "Center Shqiptare" i detyrohej shtetit shumën e mbi 40 milionë lekëve të reja. Gjatë hetimit, prokuroria ka konstatuar se punonjësit e Doganës së Beratit nuk kanë qenë në gjendje të shpjegojnë arsyet se përse është kjo diferencë e madhe ndërmjet detyrimit real dhe detyrimit të nxjerrë prej tyre. Gjithashtu, gjatë hetimit, të pandehurit kanë tentuar që të kanalizojn­ë përgjegjës­itë te njëri- tjetri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania