Gazeta Shqiptare

Probleme me vjetërsinë në punë, Klosi: Shmangim gjyqet, do i zgjidhë ISSH- ja

Rritje pensioni për 3 mijë vetë që kanë punuar në naftë, metalurgji dhe tekstile Pensionet e viteve ' 93-' 96, shtohen përfituesi­t

-

Personat që kanë prob leme me vitet e punës nuk do t'u drejtohen më dyerve të gjykatave, por këto probleme do të zgjidhen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Kjo deklaratë është bërë ditën e djeshme nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, gjatë mbledhjes së Këshillit Administra­tiv të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Po ashtu, një tjetër vendim që është marrë gjatë mbledhjes së 30 nëntorit është edhe ai për shtimin e disa kategorive që përfitojnë nga VKM- ja nr. 409, datë 01.06.2016, "Për ngushtimin e diferencav­e në masën e pensioneve". Nga miratimi i këtij vendimi pritet të përfitojnë rreth 3 mijë pensionist­ë, gra që kanë bërë punë të vështira në industrinë tekstile dhe minatorë, të cilët kanë dalë në pension të plotë apo pension të parakohshë­m në vitet 1993- 1996.

ANKESAT & AFATET

Shkurtim i afateve të shërbimit ndaj qytetarëve përmes përshpejti­mit të procedurav­e të verifikimi­t dhe marrjes së vendimeve administra­tive për vjetërsinë në punë, si dhe shmangie e proceseve gjyqësore. Ky ka qenë thelbi i ndryshimev­e që Këshilli Administra­tiv i Institutit të Sigurimeve Shoqërore miratoi në mbledhjen e datës 30 nëntor 2016, me rregullore­n "Për përbërjen, numrin dhe procedurën e funksionim­it të Komisionev­e të Ankimit pranë Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore dhe Drejtorisë së Përgjithsh­me të Institutit të Sigurimeve Shoqërore". Kryetari i këtij Këshilli, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blen- Me vendimin e djeshëm të Këshillit Administra­tiv të ISSH- së pritet që të ketë ndryshime të vendimit të qeverisë "Për ngushtimin e diferencav­e të pensioneve", ku veç 19.655 pensionist­ëve që përfitonin, pritet të shtohen edhe disa kategori të reja. Në këto kategori përfshihen rreth 3 mijë vetë, që kanë punuar në naftë, metalurgji dhe industri tekstile.

ta e këtyre ndryshimev­e është fakti se, ndahen qartësisht çështjet që do të shqyrtohen nga komisionet rajonale dhe strukturat qendrore të apelimit, nga ato çështje që do të shkojnë për zgjidhje në gjykatat e faktit, duke shkurtuar kështu me mbi tre muaj kohën e përgjigjes ndaj qytetarëve.

PENSIONET ' 93-' 96

Vendimi i Këshillit të Ministrave i marrë në qershor 2016 "Për ngushtimin e diferencav­e të pensioneve" do të ketë disa ndryshime. Pasi ditën e djeshme, Këshilli Administra­tiv miratoi edhe "Për disa shtesa dhe ndryshime në VKM nr. 409, datë 01.06.2016, "Për ngushtimin e diferencav­e në masën e pensioneve", nëpërmjet të cilit do të shqyrtohen për të përfituar një shtesë nga përfituesi­t e pensioneve të dalë mes viteve ' 93-' 96, të cilët kanë punuar në punë shumë të vështira ose të vështira, siç janë disa punë në industrinë

tekstile apo në metalurgji e naftë. Nga miratimi i këtij vendimi pritet të përfitojnë rreth 3.000 pensionist­ë, gra që kanë bërë punë të vështira dhe minatorë, të cilët kanë dalë në pension të plotë apo pension të parakohshë­m në vitet 1993- 1996. Nga vendimi i mëparshëm i qeverisë përfitonin 19.655 pensionist­ë, ku përllogari­tja dhe shpërndarj­a e shtesës që përfitojnë për një pjesë të tyre ka nisur që në muajin korrik, ndërsa për pjesën tjetër është duke u përfunduar. Ndërkohë që, një pjesë e përfituesv­e, me këtë vendim të qeverisë arrin të marrë pension pleqërie që kap vlerën e 23.640 lekëve. Por me vendimin e djeshëm të Këshillit Administra­tiv të ISSH- së pritet që të përfitojnë nga ky vendim edhe disa kategori të reja, ku përfshihen rreth 3 mijë vetë që kanë punuar në naftë, metalurgji dhe industri tekstile.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania