Gazeta Shqiptare

Abuzimi me detyrën, arrestohet shefi i hetimeve të aksidentev­e

Babai i viktimës, SMS Tahirit. Gjykata lë në "Arrest shtëpie" shoferin e "BMW"- së I bëri presion të plagosurit: Firmos se nuk sheh mirë

-

Shefi i seksionit të hetimit për ngjarjet e qarkullimi­t rrugor, Myslym Ismailaj është arrestuar nga Sektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ( SHÇBA) Vlorë, pasi akuzohet për veprat penale "Shpërdorim i detyrës", "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike". 55- vjeçari u prangos në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur mesnatën e së dielës në aksin rrugor Vlorë- Ujë i Ftohtë, ku humbi jetën 17vjeçari Kristi Panajoti si dhe u plagos rëndë kushëriri i tij 21- vjeçar, Petraq Beja. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Vlorës dje bënë me dije se pas kryerjes së veprimeve hetimore, ka rezultuar se Ismailaj ka hyrë në ambientet e dhomës së spitalit ku ndodhej i shtruar i plagosuri Beja, dhe pasi ka nxjerrë familjarët nga dhoma, i ka kërkuar të riut të deklarojë se ka probleme me shikimin. Ismailaj ka ushtruar presion ndaj 21- vjeçarit, me qëllim që të deklarojë se shkak i aksidentit ka qenë shikimi i dobët i tij dhe jo mungesa e sinjalisti­kës rrugore në vendin e aksidentit. Mësohet se ka qenë babai i viktimës, biznesmeni Renato Panajoti ai që i ka dërguar mesazh në telefon ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke i treguar për rastin shokues, ku oficeri i Policisë Gjyqësore, Myslym Ismailaj ka kërcënuar shoferin e plagosur në aksidentin e ndodhur pesë ditë më parë. Ndërkohë, dje Gjykata e Shkallës së Parë e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë "Arrest shtëpie" ndaj Petraq Bejës, që akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimi­t rrugor.

ARRESTIMI I

OFICERIT TE POLICISE Rreth orës 04: 00, blutë e Vlorës kanë vënë në pranga komisar Myslym Ismailajn, pasi rreth orës 10: 00 të së martës ka hyrë në ambientet e dhomës së spitalit ku ndodhej i shtruar i mbijetuari i aksidentit, Petraq Beja. Në njoftimin e policisë citohet se 55- vjeçari, në cilësinë e oficerit të Policisë Gjyqësore ka kryer veprime procedural­e në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur më 26 nëntor në Vlorë. Po të njëjtat burime sqaruan se Ismailaj, pasi ka hyrë në dhomën e të plagosurit, u ka kërkuar familjarëv­e të këtij të fundit të dalin jashtë, ndërsa i ka kërkuar Bejës të deklarojë se ka probleme me shikimin. Kjo për të devijuar hetimin, se shkaku i aksidentit ka qenë shikimi i dobët i drejtuesit të mjetit dhe jo mungesa e sinjalisti­kës rrugore në vendin e ngjarjes, duke ushtruar presion ndaj të riut dhe tentuar të favorizojë firmën e ndërtimit të rrugës. Ndërkaq, ky i fundit u ka treguar familjarëv­e të tij për presionin që i kishte bërë punonjësi i policisë. Sapo është vënë në dije-

ni për ndërhyrjen e oficerit të policisë, biznesmeni Renato Panajoti, babai i 17- vjeçarit që humbi jetën në aksident i ka dërguar mesazh ministrit Tahiri. Në mesazh, Panajoti i ka treguar Tahirit se Myslym Ismailaj i ka bërë presion 21vjeçarit të plagosur që të thoshte se kishte probleme me shikimin. Kjo, pasi i plagosuri ka një veçori, i ka sytë me ngjyrë të ndryshme, por

nuk ka lidhje me shikimin, pasi nuk ka probleme. Menjëherë pas mesazhit, ka nisur hetimi, ndërsa mëngjesin e djeshëm Ismailaj është arrestuar në zyrën e tij.

GJYQI

Gjykata e Vlorës ka dhënë dje masën e sigurisë "Arrest shtëpie" me mbikëqyrje elektronik­e për 21- vjeçarin Petraq Beja, drejtues i automjetit tip "BMW" që u aksiden-

tua të dielën. Masa e sigurisë është dhënë në ambientet e spitalit të Vlorës ku ndodhet i riu, për të cilin prokuroria ka kërkuar më herët masën e sigurisë "Arrest me burg". Seanca gjyqësore është drejtuar nga gjyqtari Saimir Smaka. Gjatë fjalës së tij, Beja ka deklaruar se "po lëvizja me shpejtësi normale, dhe nuk e kam devijuar rrugën, pasi nuk e kam parë fare gropën".

Sot pritet që gjykata e qytetit bregdetar të japë masën e sigurisë ndaj dy punonjësve të firmës "Xh & M" sh. pk. që kryen punimet në Lungomare. Bëhet fjalë për shtetasit Ilirian Tahmazi, me detyrë përgjegjës i sigurimit teknik, dhe Tomorr Cena, me detyrë inxhinier zbatues i projektit, të cilët janë arrestuar për veprën penale "Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë".

 ??  ?? Viktima Kristi Panajoti
Viktima Kristi Panajoti
 ??  ?? Vendi ku ndodhi aksidenti
Vendi ku ndodhi aksidenti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania