Gazeta Shqiptare

Zjarri u shkrumboi banesën, familja Kuçaj: Na ndihmoni, jetojmë si në Mesjetë

"Marrim vetëm ndihmë ekonomike 4 mijë lekë në muaj"

-

SHKODER - Përveç varfërisë ekstreme në të cilën jetojnë 6 pjesëtarët e familjes Kuçaj në fshatin Shtoj i Ri në Shkodër, situata për ta është vështirësu­ar edhe më shumë. Njëra prej dhomave të shtëpisë është djegur nga flakët e zjarrit. I zoti i shtëpisë, Rexhep Kuçaj dje tregoi për problemet e shumta me të cilat përballet çdo ditë. "Ne jetojmë në kushte shumë të vështira. Tani që na u dogj edhe shtëpia, janë shtuar edhe më shumë hallet e familjes sime. Deri tani kemi mbijetuar falë ndihmave që na kanë dhënë kisha dhe xhamia, e ndon- jëherë edhe nga komshinjtë. Ndërkohë që tani, jetesa e familjes sime është bërë thuajse e pamundur. Është shumë ftohtë dhe nuk kemi me çfarë të ngrohemi. Prej 6 vitesh unë nuk punoj, pasi vuaj nga një sëmundje e keqe në buzë. Askush nga pjesëtarët e familjes nuk punon, ndërsa marrim vetëm një ndihmë ekonomike prej 4 mijë lekësh në muaj që nuk na del për asgjë. Nuk e di si do ia bëjmë në vazhdimësi, por e kemi tepër të vështirë", - tha 50- vjeçari. Sipas tij, shkak i djegies së njërës prej dhomave të shtëpisë së tij ka qenë energjia elektrike. "Dhoma u dogj nga energjia elektrike. Në shtëpi kanë qenë nusja e djalit dhe nipi im i vogël. Sapo kanë parë flakët, menjëherë kanë dalë jashtë dhe kanë shpëtuar për mrekulli. Unë nuk kam qenë në shtëpi, por më njoftuan. Kur mbërrita, dhoma ishte bërë shkrumb. Kanë ardhur komshinjtë dhe më pas zjarrfikës­et, që kanë ndihmuar për të shuar zjarrin. Nuk na ka mbetur thuajse asgjë. Edhe ato gjëra që na i kishin falur, u dogjën nga flakët e zjarrit", - pohoi Rexhep Kuçaj. Aktualisht familja Kuçaj në fshatin Shtoj i Ri ndodhet mes varfërisë ekstreme, ndaj 50- vjeçari u bëri dje apel për ndihmë të gjithë atyre që kanë mundësi për ta ndihmuar. "U bëj thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi që të na ndihmojnë, pasi unë e familja ime jetojmë si në Mesjetë. Shpresoj që dikush të vërë dorën në zemër dhe të na vijë në ndihmë, pasi nuk e dimë se si do mbije- tojmë kështu", - tha kryefamilj­ari. Në banesën e djegur jetojnë dy familje, Rexhep Kuçaj së bashku me bashkëshor­ten dhe vajzën, si dhe djali i tij me bashkëshor­ten dhe një fëmijë 2 vjeç. Papunësia, varfëria ekstreme janë ulur këmbëkryq në këtë familje, ndaj ndihma ndaj tyre është

 ??  ?? Banesa e familjes Kuçaj
Banesa e familjes Kuçaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania