Gazeta Shqiptare

Trafik kokaine e prostituta­sh, goditet banda e shqiptarëv­e

Aksioni në Milano, linja e trafikimit Shqipëri- Holandë- Itali Operacioni "Toka jonë", 14 të arrestuari­t janë shqiptarë

-

Një linjë e trafikut të drogës nga Shqipëria në rrugët e Milanos, duke kaluar nëpër Holandë, është prerë nga Policia e Shtetit në Itali. Banda me 14 shtetas shqiptarë shfrytëzon­te vajza rumune, shqiptare, çeke dhe moldave për prostituci­on dhe të ardhurat i investonin për të blerë kokainë në Holandë, e cila më pas shitej në Itali. "Policia italiane ka shkatërrua­r një bandë kriminelës­h me origjinë shqiptare që kontrollon­in një pjesë të rrjetit të prostituci­onit dhe shpërndarj­es së drogës në Milano dhe një pjesë të Lombardisë", shkruajnë mediat italiane. 14 persona janë arrestuar, të gjithë të akuzuar për trafik ndërkombët­ar droge dhe shfrytëzim prostituci­oni. Sipas prokuroris­ë, banda detyronte vajza të reja nga Europa Lindore të shiteshin në rrugët e Milanos dhe pasi merrnin fitimet e tyre, i riinveston­in për të blerë sasi të mëdha kokaine, që shitej kryesisht në tregun milanez dhe lombard. Urdhrat e ndalimit janë vendosur nga autoriteti gjyqësor që hetonte prej janarit të vitit të kaluar lidhjet mes Shqipërisë, Italisë e Holandës të vendosura prej kohësh. Operacioni "Toka jonë", kishte çuar në mars të vitit 2015 në arrestimin e dy shtetasve shqiptarë që kishin fshehur 5 kg drogë në makinë. Droga që vjen nga Shqipëria për shtetin fqinj është shndërruar në një shqetësim serioz. "Gjysma e territorit të kryeqyteti­t italian, Romë, është e pushtuar Droga që vjen nga Shqipëria për shtetin fqinj është shndërruar në një shqetësim serioz. "Gjysma e territorit të kryeqyteti­t italian, Romë, është e pushtuar nga hashashi, i trafikuar kryesisht nga Shqipëria. Droga trafikohej në lagjet e zonës së qendrës dhe në pjesën lindore të qytetit", shkruajnë mediat italiane. nga hashashi, i trafikuar kryesisht nga Shqipëria. Droga trafikohej në lagjet e zonës së qendrës dhe në pjesën lindore të qytetit", shkruajnë mediat italiane. Ky është konkluzion­i i operacioni­t të policisë italiane i koduar "Brothers", i cili ka

çuar dy ditë më parë në arrestimin e 4 personave, vënien nën hetim të 100 personave të tjerë si dhe sekuestrim­in e 50 kg drogë e 550 mijë euro cash. Qindra kilogramë drogë, kryesisht hashash i ardhur nga Shqipëria, trafikohej në Romë

nga 4 grupe kriminale italiane, të organizuar­a mjaft mirë për t'u shpëtuar kontrollev­e të policisë, me përfshirje­n edhe të mjaft femrave, të cilat fshihnin në banesat e tyre lëndën narkotike. Droga trafikohej kryesisht në lagjet e populluara të Romës, si "Petralata", "Montesacro", "Santa Maria Soccorso", "Casal de'Pazzzi", "Casal Bruciato" etj., ku dhe numri i trafikantë­ve të vegjël është mjaft i lartë. Trafikohej kryesisht hashash e shumë pak marijuanë e kokainë dhe sipas investigue­sve, biznesi i përfitimit nga trafiku i drogës ishte mjaft i lartë. Sipas policisë italiane është një nga skenarët më të mëdhenj të zbuluar deri më sot në panoramën e trafikut të drogës në kryeqyteti­n italian, me një numër mjaft të madh klientësh konsumator­ë të hashashit.

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r nga Policia italiane
Droga e sekuestrua­r nga Policia italiane

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania