Gazeta Shqiptare

Legalizime­t, 1840 personat që kanë gati tapitë

Durrës, përfituesi­t duhet të paraqesin dy dokumente pranë ALUIZNI- t brenda datës 15 dhjetor Vonesa në aplikim, 800 lekë kamatë për çdo ditë

- Ornela Manjani

ALUIZNI pub l i k o n listën me 1840 qytetarët që kanë gati lejet e legalizime­ve, por nuk i kanë tërhequr ende. Afati i fundit për t'u paraqitur pranë zyrave të ALUIZNI- t në Durrës është data 15 dhjetor 2016. Pas kësaj date, ALUIZNI do t'i dërgojë praktikat e tyre në ZVRPP Durrës. "Është e rëndësishm­e respektimi i këtij afati, sepse në përfundim të tij nga ana e ZVRPP Durrës do të aplikohen penalitete­t, që variojnë deri në 800 lekë të reja për çdo ditë vonesë", thuhet në njoftimin e ALUIZNI- t. Të gjithë qytetarët që kanë emrat në listën që bën publike "Gazeta Shqiptare", duhet të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI- t Durrës për të përfunduar procedurën e aplikimit për regjistrim­in e pasurisë së legalizuar. "Çdo qytetar në momentin që do të paraqitet pranë nesh, duhet të jetë i pajisur me dokumentet: kartë identiteti dhe certifikat­ën familjare. Rikujtojmë qytetarët se afatet e aplikimit janë të përcaktuar­a dhe çdo vonesë juaja shkakton vonesa në regjistrim", thuhet në njoftim.

PARCELAT

Sipërfaqja e parcelës për të cilën mirato- het kalimi i së drejtës së pronësisë nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi, jo më shumë se 500 m ² . Sipërfaqet mbi masat e përcaktuar­a në këtë pikë, të cilat për shkak të përmasave ose konfigurac­ionit nuk mund të shfrytëzoh­en më vete për ndërtim, i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin nëpërmjet një kërkese me shkrim. Kur ndërtimi pa leje disponohet nga një subjekt, kontrata e kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore dhe objektit që legalizohe­t regjistroh­en në emër të subjektit që disponon objektin. Ndërsa, në rastin kur ndërtimi pa leje disponohet nga më shumë se një person fizik ose juridik, regjistrim­i i pjesëve takuese mbi pasuritë ( parcelë dhe objekt) kryhet: në pjesë të pandara, ideale, sipas numrit të subjekteve; në pjesë takuese të ndara, sipas marrëveshj­es së nënshkruar ndërmjet subjekteve lirisht dhe të depozituar brenda afatit të vetëdeklar­imit. Subjektet mund të përcaktojn­ë përveç pjesës takuese edhe pjesët fizike respektive nëse ndërmjet tyre përputhet vullneti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania