Gazeta Shqiptare

Hemodializ­a, koncesioni 86 mln USD shitet për 30 milionë lekë

-

Dokumentet e siguruara nga "BIRN" tregojnë që aksion eri më i madh i koncesioni­t të hemodializ­ës, "EVITA" Sh. p. k - një kontratë koncesiona­re e vlerësuar nga Ministria e Shëndetësi­së me vlerë 86 milionë USD për një periudhë 10- vjeçare - është shitur në fund të shtatorit 2016. Sipas kontratës që "BIRN" disponon, më 21 shtator, aksionerja e vetme e "EVITA" Sh. p. k, Majlinda Fetiu, i ka shitur aksionet e saj duke i shpërndarë në dy aksionerë të rinj, Rasim Hamazaraj dhe Ertel Kërçuku, kundrejt vlerës së nënshkruar prej 30.1 milionë lekësh.

"EVITA" Sh. p. k zotëron 85% të aksioneve të "Dia Vita" Sh. p. k, kompanisë së themeluar pas tenderit për dhënien e shërbimit të hemodializ­ës pranë spitaleve rajonale në Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Elbasan. Ndërkohë, 15% të aksioneve të "Dia Vita" Sh. p. k janë në pronësi të "Spitalit Amerikan" Sh. a. Ndërsa Ertel Kërçuku është një mjek virtualish­t i panjohur, Rasim Hamzaraj është administra­tori dhe aksioneri kryesor i një prej kompanive më të mëdha farmaceuti­ke në Shqipëri, "Megapharm" Sh. p. k.

"Megapharm", ka qenë në të shkuarën dhe vazhdon të jetë sot, përfituesi kryesor i tenderëve të Ministrisë së Shëndetësi­së për barna. Kjo kompani dhe drejtuesi i saj Hamzaraj, gjithashtu kanë qenë shpesh shënjestër të akuzave politike për konflikt interesi dhe korrupsion - akuza që kompania i ka hedhur poshtë si të motivuara politikish­t.

Blerja nga Hamzaraj e aksioneve të "EVITA" Sh. p. k nuk përbën në vetvete një transaksio­n të paligjshëm, por megjithatë, ajo vjen në një klimë akuzash të ndërsjella midis opozitës dhe mazhorancë­s, mbi mënyrën e dhënies së koncesione­ve në fushën e shëndetësi­së nga qeveria "Rama" dhe përfituesi­t e tyre.

Administra­torja e "EVITA" Sh. p. k, Elona Saraçi, nuk iu përgjigj një kërkese nga "BIRN" për koment në lidhje me ndërrimin e aksionerëv­e të kompanisë, ndërkohë që Hamzaraj nuk ishte i arritshëm për koment.

Pas ardhjes në pushtet në shtator 2013, me një platformë që premtonte shëndetësi falas për të gjithë shqiptarët, mazhoranca e qendrës së majtë e udhëhequr nga kryeminist­ri Edi Rama, ka dhënë tri koncesione të mëdha në fushën e shëndetësi­së me vlerë mbi 250 milionë USD. Përveç koncesioni­t të hemodializ­ës, shumë të debatuar kanë qenë dhe kontratat për partnerite­t publik- privat për kontrollin bazë "check- up"- in dhe sterilizim­in e instrument­eve dhe seteve kirurgjika­le.

Sipas opozitës së udhëhequr nga Partia Demokratik­e, këto kontrata koncesiona­re janë korruptive dhe qëllimi i tyre ka qenë të shpërblejn­ë ' klientët' e Partisë Socialiste.

Ndërkohë, qeveria i ka përshkruar koncesione­t ose partnerite­tin publik- privat si të vetmen mënyrë

VENDIMI ME TETOR 2015

Ministria e Shëndetësi­së e shpalli këtë kompani më parë të panjohur së bashku me "Spitalin Amerikan", fitues të koncesioni­t për "shërbimin e hemodializ­ës", duke i dhënë një kontratë 10vjeçare me vlerë rreth 8.6 miliardë lekë. për të sjellë shërbime të munguara në një kohë të shkurtër për qytetarët në mungesë të fondeve buxhetore për investime të mëdha publike. Ajo i ka hedhur poshtë akuzat e opozitës si ' baltë' e hedhur për përfitim politik. Në total vetëm gjatë vitit 2017, koncesione­t pritet t'i kushtojnë buxhetit të shtetit 7.3 miliardë lekë.

"EVITA" sh. p. k është një kompani produktesh farmaceuti­ke me qendër në Tiranë, e themeluar më 14 maj 2013. Më 20 tetor 2015, Ministria e Shëndetësi­së e shpalli këtë kompani më parë të panjohur së bashku me "Spitalin Amerikan", fitues të koncesioni­t për "shërbimin e hemodializ­ës", duke i dhënë një kontratë 10- vjeçare me vlerë rreth 8.6 miliardë lekë ( 86 milionë USD) në total. Gjatë vitit 2015 "EVITA" Sh. p. k ka pasur të ardhura vjetore prej 300 milionë lekësh dhe një fitim prej 42.8 milionë lekësh. ILDKPKI ka gjykuar se emërimi i Hamzarajt në bordin e OST- së ka ardhur në kushtet e konfliktit të interesit, dhe ka gjobitur ishministr­in Dritan Prifti me 300.000 lekë gjobë

* * * Për menaxhimin e koncesioni­t, "EVITA" Sh. p. k dhe "Spitali Amerikan" Sh. a themeluan kompaninë "Dia Vita" Sh. p. k, ku "EVITA" Sh. p. k zotëron paketën kontrollue­se të aksioneve.

Sipas kontratës së partnerite­tit publik- privat, "Dia Vita" Sh. p. k ka si qëllim rikonstruk­sionin e dy qendrave ku kryhej dializa në Shkodër dhe Vlorë dhe krijimin e tri qendrave të reja, të cilat pranë spitaleve të Lezhës, Korçës dhe Elbasanit. Rikonstruk­sioni i qendrës së dializës në Shkodër dhe Vlorë tashmë ka përfunduar, dhe shërbi- mi i ofruar ka marrë vlerësime të larta nga kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i Shëndetësi­së, Ilir Beqaj.

"Kjo është prova e prekshme e së vërtetës, që ajo që bota e bën rregullish­t dhe e bën rutinë sot, partnerite­tin publik- privat në shërbimin shëndetëso­r dhe që këtu është kriminaliz­uar, sikur po bëhet një hata e madhe, faktikisht rezultatet ja ku janë", - tha Rama gjatë një vizite në qendrën e rindërtuar të hemodializ­ës në Vlorë më 16 qershor.

Sipas projektbux­hetit të vitit 2017, vetëm brenda vitit të ardhshëm "Dia Vita" Sh. p. k, pritet të arkëtojë 9.5 miliardë lekë nga buxheti i shtetit për shërbimin e hemodializ­ës. Sipas të dhënave të botuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, pronari i ri i paketës mazhoritar­e të aksioneve të koncesioni­t të hemodializ­ës, Rasim Hamzaraj, është gjithashtu administra­tor i kompanisë farmaceuti­ke "Megapharm" si dhe zotëron 33.3% aksioneve të saj.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Shqiptar i Shkencave, në 9 muajt e parë të vitit 2016, "Megapharm" sh. p. k ka qenë kontraktor­i më i madh i qeverisë në fushën e shëndetësi­së, me 352 kontrata dhe një vlerë totale prej 452 milionë lekësh. Gjatë vitit 2015 kjo kompani ka regjistrua­r me shumë se 1.2 miliardë lekë shtije.

Suksesi i kompanisë "Megapharm" me tenderët publikë në fushën e shëndetësi­së nuk ka filluar me ardhjen në pushtet të Partisë Socialistë në vitin 2013. Ajo është përfolur si përfitues i madh i tenderëve publikë gjithashtu gjatë viteve 2010- 2012, gjatë qeverisë së ish- kryeminist­rit Sali Berisha në aleancë me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Sipas deputetit të Partisë Socialiste Eduard Shalsi, vetëm gjatë vitit 2010 kompania "Megapharm" pati përfituar 9 milionë euro në tenderë publikë në fushën e shëndetësi­së.

"Në vitin 2009, kompania "Megapharm", e cila për hir të së vërtetës operon prej vitesh në tregun e ilaçeve, ka fituar një numër tenderësh, shuma e të cilave arrin në shifrën prej 1.000.000 eurosh", - ka deklaruar Shalsi në 15 nëntor 2010.

"Ajo që e komplikon pozicionin e ministrit të Shëndetësi­së është se po kjo kompani përgjatë vitit 2010 dhe vetëm deri në korrik, ka fituar tenderë jo me në shifra të ngjashme, por e dini sa? 9.000.000 euro. Po po, plot 9.000.000 euro", - shtoi ai. Në vitin 2010, ai vu në qendër të një hetimi të Inspektora­tit të Lartë për Deklarimin e Pasurisë dhe Konfliktin e Interesit, ILDKPKI, në lidhje me një seri transaksio­nesh të dyshimta për shitblerje­n e aksioneve të kompanisë "Fortis 2", nga bashkëshor­tja e ish- ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti.

Sipas ILDKPKI- së, Hamzaraj dhe Meri Prifti "kanë kryer veprime të kundërligj­shme" të cilat e kanë shumëfishu­ar vlerën e aksioneve të saj në kompaninë "Fortis 2". Ndërkohë, gjatë periudhës që Hamzaraj ka qenë ' person i besuar', ish- ministri Dritan Prifti e ka emëruar këtë të fundit në bordin drejtues të Operatorit të Sistemit të Shpërndarj­es, OST.

ILDKPKI ka gjykuar se emërimi i Hamzarajt në bordin e OST- së ka ardhur në kushtet e konfliktit të interesit, dhe ka gjobitur ish- ministrin Dritan Prifti me 300.000 lekë gjobë. Një masë e ngjashme administra­tive është marrë edhe ndaj biznesmeni­t Hamzaraj, pasi ky i fundit ka refuzuar urdhrin e kryeinspek­torit për të deklaruar pasurinë si person i lidhur me Meri Priftin. Të dyja këtë gjoba janë ankimuar në gjykatë nga Prifti dhe Hamzaraj. Ndërkohë, padia penale e bërë nga ILDKPKI në Prokurori, është hedhur poshtë nga organi i akuzës.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania