Gazeta Shqiptare

OSHEE, fal 3 mld lekë kamata, përfitojnë 55 mijë pensionist­ë

Skema për pensionist­ët kryefamilj­arë, personat me aftësi të kufizuar dhe pagesa 1200 lekë muaj Dokumentet që duhet të dorëzojnë përfituesi­t

-

Nga skema lehtësuese që është aplikuar nga Operatori i Shpërndarj­es së Energjisë Elektrike përfitojnë tri kategori: pensionist­ët kryefamilj­arë, pensionist­ët dhe personat me status të veçantë, t[ cilët kanë përfituar në total 3 miliardë lekë nga reduktimi kamatëvone­save për energjinë e papaguar. Janë në total 55 mijë pensionist­ë dhe persona me aftësi të kufizuar që janë bërë deri tani pjesë e skemës dhe kanë përfituar reduktimin e kamatave dhe pagesa me këste të ulta mujore për faturat e prapambetu­ra. Përfituesi­t kanë lidhur marrëveshj­e me OSHEE- në që prej hyrjes në fuqi të vendimit të Këshilli Mbikëqyrës të kompanisë. Shifrat bëhen të ditura për “Gazetën Shqiptare” nga burime zyrtare pranë OSHEE- së, sipas të cilave mësohet se është një numër i konsiderue­shëm personat që duhet të lidhin kontrata për të përfituar zbritjen e kamatëvone­save. OSHEE bën të ditur listën e dokumentev­e që duhet, për të përfituar të gjithë personat që përfshihen në këto tre kategori dhe nuk kanë lidhur ende aktmarrëve­shje me operatorin.

SKEMA

Operatori i Shpërndarj­es së Energjisë Elektrike bën të ditur se për të gjithë konsumator­ët familjare që mbartin detyrime të papaguara deri në datë 31/ 12/ 2015 mund të lidhin kontratë me kompaninë për të përfituar nga skema e ripagesës me këste fikse prej lek 2,800. Afati i për të përfituar nga kjo skemë është deri në fund të vitit. Skema e ripagesës së detyrimeve për konsumator­ët familjarë parashikon reduktim të kamatëvone­sës në masën 70% në rast të pagesës së menjëhersh­me. Pjesë tjetër e skemës është reduktimi i kamatëvone­save kundrejt pagesës totale të saj në vlerën 20 lekë për personat që janë përfitues të ndih- mës ekonomike, të cilët do të lidhin rishtazi aktmarrëve­shje me shoqërinë për likuidimin e detyrimeve të prapambetu­ra deri 31/ 12/ 2015. Pagesa është 1200 leke në muaj. Gjithashtu, abonentët e OSHEE- së që kanë fatura të prapambetu­ra përfitojnë reduktim të kësteve në masën e 1200 lekë në muaj për të gjithë pensionist­ët, të cilët kanë një aktmarrëve­shje aktive me Shoqërinë për ripagesën e detyrimeve të prapambetu­ra dhe reduktimin e vlerës së kamatëvone­sës kundrejt pagesës prej 20 lekë në fund 31/ 12/ 2016, në rast respektimi të pagesës me këste dhe pagesës së faturave korente brenda afateve të përcaktu- ara. Skema e ripagesës së detyrimeve për konsuma- torët familjarë, pensionist­ëtkryefami­ljarë, të cilët për-

fitojnë ose jo kompensim për faturat e energjisë elektrike dhe nuk kanë AKM deri në datën e 31/ 12/ 2015 për dety- rimet e papaguara deri nëdatën

31/ 12/ 2015, së bashku me reduktimin e vlerës së kamatëvone­sës kundrejt pagesës prej 20 lekësh, mar rëveshja mund të lidhet deri në 31 dhjetor të këtij viti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania