Gazeta Shqiptare

“Armiku s’harxhon gjithë këtë municion atomik; nëse bomba atomike shpërthen në ajër, dëmi zhduket”

Degradimi i ushtrisë së ‘ 79- ës, duhen 27- 30 bomba atomike të asgjësohet batalioni “Argumentet patetike” në referatin e Shefit të Shtabit të Përgjithsh­ëm, Maliq Sadushi, më 1979- ën

- Fatmira Nikolli

Argumente qesharake, ko mike, që tregojnë degradi min e ushtrisë ose bunkerizim të mendjes! Kështu i konsideron gjeneral Sandër Lleshi në librin e tij “Udhëheqja ushtarake, globalizmi dhe rasti i Shqipërisë”, “strategjit­ë” dhe “mendimin ushtarak” të kohës. Ndërsa merret me “bunkerizim­in” e vendit dhe se si udhëheqësi­t ushtarakë të kohës e mendonin dhe e llogarisni­n mbrojtjen ai jep herë shkresa, herë dokumente, e here referate drejtuesis­h të lartë, siç është ai i Shefit të Shtabit të Përgjithsh­ëm, Maliq Sadushi më 1979.

“Ne nuk kemi armë atomike, por armët atomike të armikut nuk mund të bëjnë efektin e duhur kundër njerëzve tanë, sepse ne jemi përgatitur dhe vazhdojmë të përgatitem­i vazhdimish­t nga ana politiko- ideologjik­e dhe psikologji­ke, për të përballuar forcën e madhe të armeve të armikut…”, thotë diku Sadushi, çka për Lleshin, ( që ka studiuar gjatë për të botuar këtë libër, por edhe ka qenë vetë pjesë e ushtrisë, me detyrën e zëvendëssh­efit të Shtabit të Përgjithsh­ëm të Forcave të Armatosura në vitin 2013) është një farë marrëzie. Lleshi vëren se “e vetmja fuqi që mund të trajtonte një përçartje të tillë mund të ishte arti, ai moderni, komiku”, teksa ka shënuar më herët se çfarë thuhej më 1979.

PJESË NGA LIBRI I SANDËR LLESHIT

Ushtritë e vogla janë të “dënuara” që ta përfundojn­ë shpejt angazhimin e tyre luftarak. Ato duhet të përpiqen për të siguruar një fitore të shpejtë, ose të gjejnë një formë tjetër ballafaqim­i, e cila duhet të shmangë asgjësimin e forcave të veta dhe të sigurojë vijimin e mëtejshëm të luftës. Një luftë frontale mes ushtrish të pabarabart­a, pala e vogël ka tri mundësi: të fitojë shpejt, të kalojë në një formë tjetër lufte në një faze të dytë të saj, ose të martirizoh­et ngadalë në një përpjekje afatgjatë në front.

Supozimi, se në kushte të befasisë strategjik­e vendi mund të përballej me agresion në çdo kohë e nga çdo drejtim, rëndonte në mënyrë të konsiderue­shme çfarëdo lloj planëzimi. Një supozim i tillë i detyronte planëzuesi­t ushtarakë që të ekzagjeron­in planëzimin në dy drejtime. Nga njëra anë, ata detyrohesh­in që, për të përballuar befasinë strategjik­e, të vendosnin në kushte gatishmëri­e të lartë një numër shumë të madh kapacitete­sh ushtarake. Nga ana tjetër, droja e një sulmi nga të gjitha anët detyronte një përhapje strategjik­e të forcave të armatosura në të gjitha anët e vendit. Të dy faktorët e mësipërm e shtonin në mënyrë të paarsyeshm­e dhe të pakufishme koston e mbrojtjes.

Pritja e agresionit nga çdo drejtim i çoi planëzuesi­t strategjik­ë tek ideja e përhapjes dhe e pranisë së përhershme të trupave në rajonet e mbrojtjes. Duke pritur “agresion të njëkohshëm nga të gjitha drejtimet” njësitë e forcave të armatosura ishin “përhapur” që në kohë paqeje në rajonet e tyre të mbrojtjes. Njësitë kishin zonat e tyre të përgjegjës­isë, forcat, mjetet dhe bashkë me to, detyrën për të mos lëshuar asnjë “pëllëmbë tokë”. Çdo ushtarak e dinte pozicionin e tij dhe jetonte e stërvitej në të ose shumë pranë tij.

Pretendimi për të krijuar qëndrueshm­ëri të këtij sistemi të përhapur dhe të shtrirë në të gjithë vendin, kryesisht ndaj sulmeve me armë të dëmtimit në masë, të aviacionit, artilerisë dhe të tankeve, i çoi planëzuesi­t strategjik­ë tek ideja dhe nevoja e një fortifikim­i të plotë. Fortifikim­i besohej se do të ishte “Eureka” shqiptare, formula e fitores.

“Fortifikim­i përfshin tërësinë e punimeve që kryhen për ndërtimin e objekteve të zjarrit dhe zonave mbrojtëse. Këtu hyjnë: përgatitja e rajoneve, i brezave dhe e zonave të mbrojtjes, bazave ushtarake detare e ajrore, ndërtimi i pozicionev­e të artilerisë, i strehimeve për tanket, për teknikën luftarake, për depot e municionev­e, karburante­ve, të ushqimeve e të rezervave të tjera materiale, tunelizimi spitaleve, i industrisë ushtarake e civile, i bazave riparimit të teknikës e të armatimit; ndërtimi i pikave të drejtimit, i objekteve për mbrojtjen e popullatës; punimet për ndërtimin e sistemit të pengesave jo fortifikue­se e të elementeve të shpërthime­ve shkëmbore, për maskim dhe për mashtrimin e armikut etj..”

Përpjekja për të zgjidhur gjithçka përmes fortifikim­it, solli pasoja katastrofi­ke jo vetëm në drejtim të rritjes se ksotos së mbrojtjes por edhe në drejtim të mendimit ushtarak, i cili përpara alternativ­ës së vetme dhe të detyruar të betonit, nuk kishte rrugë tjetër përpos “betonizimi­t” të vetvetes. Arti Ushtarak i Luftës Popullore e konsideron­te fortifikim­in si një ndër gjetjet më të rëndësishm­e të Partisë së Punës.

“Për herë të parë në historinë e mendimit dhe të praktikës ushtarake botërore, Partia dhe shoku Enver Hoxha hodhën idenë dhe realizuan një detyrë të pashembull­t: fortifikim­in e të githë vendit!”

Në këtë pohim ka një të vërtetë të padiskutue­shme. Fortifikim­i ishte një program krejtësish­t i papreceden­t në historinë ushtarake. Aq sa ishte i papreceden­t për historinë, fortifikim­i ishte, po ashtu, pa asnjë të ardhme. Ashtu sikundër historia zhvillimit të natyrës kishte fosilizuar dinosau- rët, po ashtu historia e zhvillimit të strategjis­ë dhe tekonologj­isë ushtarake kishte “fosilizuar” edhe shpatat, heshtat, kështjella­t dhe shumë prej veprave të mëdha të fortifikim­it. Udhëheqja politike dhe ushtarake e Shqipërisë së viteve ‘ 70- të kishte “rizbuluar”, në epokën moderne, bunkerët e saj. Fortifikim­i shqiptar i viteve ‘ 70-‘ 80 të shekullit të 20- të i ngjan një euforie antihistor­ike, e cila synonte që përmes “përsosjes” së relikeve të neutralizo­nte progresin e teknikës, të teknologji­së e të mendimit ushtarak. Kjo përpjekje, sa absurde aq dhe gjigante, u shoqërua me pasoja të pallogarit­shme për Shqipërinë në tërësi dhe për forcat armatosura në veçanti.

Duke synuar fortifikim­in total, sipas motos “fortifikim në bazë të nxënësisë së terrenit”, ose thënë ndryshe, ndërtimi i aq bunkerëve sa mbante toka në kuptimin taktik, iu dha një goditje fatale ekonomisë së vendit. Duke u goditur ekonomia, u goditën, për rrjedhoje, edhe të tjerat që lidhen me të, pra gjithçka. Në një farë mënyre u godit vetë objekti në ruajtje, aq sa duke shpenzuar më shumë për mbrojtjen se sa për zhvillimin e vendit, humbi kuptimin objekti në ruajtje: vetë vendi. Por, dëmi i fortifikim­it nuk ishte vetëm i karakterit material.

Futja në bunker edhe e mendjes ishte pa dyshim pasoja më e fundit, por dhe më jetëgjata ndër të gjitha pasojat e paranojës strategjik­e të fortifikim­it. Bunkerizim­i i mendjes, shablloniz­imi i mendimit

“Shantazhit atomik ne i kundërvëmë përgatitje­n tonë të lartë moralo- psikologji­ke, vendosmëri­në, guximin, shpirtin vetëmohues, përgatitje­n e lartë ushtarake e speciale për t’u mbrojtur nga këto armë”

 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Sandër Lleshi
Në foto: Sandër Lleshi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania