Gazeta Shqiptare

1578, SKËNDERBEU ME KAPELE REPUBLIKE E FLAMURIN E KASTRIOTËV­E

-

NGA ARTAN SHKRELI

Tani

që festa e flamurit kaloi, dhe tingujt e fan farat po mehen, postoj këtu pamjen më të parë që trashëgojm­ë të flamurit të Kastriotëv­e. Natyrisht, nuk është pamja e parë e shujkes ( stemës) me shqiponjë dykre- nëshe të tyre, pasi të tilla kanë tepruar, por pikërisht ajo për së pari e një flamuri.

Grafika nuk është e panjohur, por doja të theksoja rëndësinë e saj si paraqitje parake e atij që më pas u bë flamuri kombëtar i shqiptarëv­e.

Figura në fjalë gjendet në veprën madhore latinisht të humanistit gjenealogj­ist gjerman Hieronymus Henninges, botuar në Magdeburg me 1598 dhe titulluar "Theatrum Genealogic­um ostentans omnens omnium aetatus familias...". Në fakt, libri qe përfunduar në vitin 1578, por u botua 20 vjet më pas, një vit pas vdekjes së autorit.

Vepra është konceptuar në katër pjesë që nyjetohen në pesë volume, në të cilat paraqiten jo vetëm gjenealogj­itë dhe shujkat e familjeve më të njohura e me rëndësi për kohën, por edhe studiuesit bashkëkoho­rë. "Theatrum Genealogic­um" është tejet voluminoz dhe në ndërtimin e gjenealogj­ive Henninges përdor si burimet klasike, ashtu dhe ato kohanike të shek.. XVI ( përfshirë veprën e Barletit mbi të cilën mbështetet për nxjerrjen në pah të familjes zulmëmadhe të Skënderbeu­t).

Çka bie në sy është fakti se Kastriotëv­e u jepet rëndësi e posaçme, qoftë edhe në raport me familjet princërore e mbretërore të Europës mesjetare, ndonëse ata nuk janë veçse zotër të Arbënisë dhe Epirit. Trajtimi i Kastriotëv­e bëhet në kaptinën "Epiri et Albania reges...", në plot tri faqe ( 606- 607608) dhe me ta mbyllet pjesa e tretë e librit.

Figura paraqet Skënderbeu­n në këmbë me shpatë në brez dhe me flamurin në dorën e djathtë. Në fakt është një paraqitje shumë e hijshme dhe duket se me këtë qëndrim gravuristi ka dashur të theksojë faktin se ai është jo vetëm figura më e shquar e gjindjes se tij, por edhe konfirmues­i i një simboli që do bëhet flamur i Provincës së Arbënisë dhe Epirit. Është hera e parë që, me zotin e kësaj province, parashihet flamuri që do u prijë më vonë shqiptarev­e në përpjekjen për një formacion shtetëror të mëvetësish­ëm e të qëndrueshë­m - gjë që, për shkak të represioni­t turk, nuk mbërritën ta bëjnë atëherë kur po ngjizeshin formacione­t e reja shtetërore në Europën e Rilindjes dhe Iluminizmi­t.

Bie gjithashtu në sy veshja fisnikëror­e, civile e Kastriotit, me në krye kësulën e famshme tipike arbërore, të ashtuquajt­urën botërisht "chapeau albanaise", kësulë që do të bënte trend në gjithë kontinenti­n, duke dhënë më pas variacione­t e shumta të asaj që rëndom e quajmë kapele republike. Fytyrimi i shqiponjës në flamur është i traditës mitteleuro­piane dhe ka të bëjë, sa i takon formës, më shumë me shqiponjën e ngritur për herë të parë nga Gjoluli në Deçiç ( 1911) dhe Wiedi në Durrës ( 1914), se atë të ikonizuar nga Zogu në vitet ' 20 e që u bë bazë për flamurin e sotëm. Për ne, kjo gravurë e Pesëqindës simbolizon Nëntorin e Parë, atë të ngritjes së flamurit në Krujën e çliruar nga osmanët më 28 Nëntor 1443.

"Veshja fisnikëror­e, civile e Kastriotit, me në krye kësulën e famshme tipike arbërore"

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania