Gazeta Shqiptare

ENDRI DANI PREZANTON SHQIPËRINË NË BIENALEN E INDISË

-

Kochi-

Muziris Biennale zhvillohet në një nga metropolet moderne/ kozmopolit­e të Kochi- t me të kaluarën e vet mitike, Muziris, duke krijuar tashmë një platformë të qëndrueshm­e kulturore, e cila këtë dhjetor do të prezantojë 68 artistë bashkëkoho­rë ndërkombët­ar. Kochi, një qytet i lashtë jugor i Indisë me mitologji të fshehura nën shtresat e baltës rezistoi pas një përmbytje masive në shekullin e 14- të. Ky edicion vjen nën titullin "Forming in the pulin of an eye" ( Formuar në beben e syrit) kuruar nga artisti Indian Sudarshan Shetty. Ky edicion kërkon të mobilizojë një gjuhë të re të kozmopolit­anizmit dhe modentitet­it të rrënjosur në përvojën e jetuar ku manifestoh­et në aktin e krijimit duke dialoguar intensivis­ht me portin e vjetër tregtar, i cili për më shumë se gjashtë shekuj ka qenë lidhës i identitete­ve të shumta pluralizmi­t kulturor dhe multikultu­ralizmit. Edhe pse në edicionin e tretë, Kochi- Muziris Biennale është kthyer në një nga ekspozitat e rëndësishm­e ndërkombët­are. Në dy edicionet paraardhës­e, Kochi- Muziris Biennale ndër të tjerë ka prezantuar emra te rëndësishë­m të artit bashkëkoho­r si: Yoko Ono, Mona Hatoum, Anish Kapoor, Ai WeiWei, Alfredo Jaar, Jannis Kounellis… ndërsa në këtë edicion gjejmë artistë të njohur si: Aki Sasamoto, Alicja Këade, Stan Douglas, Camille Norment apo Dia Mehta Bhupal. Pjesëmarrë­s në këtë edicion të tretë të kësaj bienaleje është edhe artisti shqiptar Endri Dani. Dani do të prezantohe­t me një projekt fotografik të realizuar përgjatë 4 viteve në të gjithë Shqipërinë. ' Kochi- Muziris Fondation' do të bëjë të mundur botimin e një kata- logu dedikuar këtij projekti, i cili do të promovohet përgjatë kohëzgjatj­es së kësaj ekspozite. Gjithashtu, në rrjedhën e disa aktivitete­ve paralele, Dani ( së bashku me 3 artistë të tjerë) do të jetë pjesë e një paneli diskutimi nën titullin: Heritage as a layer ' Trashëgimi­a si një shtresë'.

 ??  ?? Në foto: Endri Dani
Në foto: Endri Dani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania