Gazeta Shqiptare

Shënime për librin "Çizmet e Verdha" të Arlinda Çaushollit

Një libër militant dhe vepër origjinale e ditëve tona

-

Kisha lexuar rastësisht disa fragmente të këtij vëllimi para botimit të tij, prandaj e prita me shumë interes daljen në dritë të librit shkruar nga Arlinda Çausholli. Me librin në dorë u binda që ideja ime paraprake mbi këtë libër shumë të veçantë ishte e drejtë. Të befason origjinali­teti si në pikëpamje të kompozimit, ashtu edhe të përmbajtje­s. Ai nuk vjen si një përmbledhj­e kronikash apo tregimesh të shkurtra, por si një skanim universal i shoqërisë sonë. Libri më sjell ndërmend një mozaik të pasur e shumë të rafinuar të një katedralej­e të Rilindjes europiane. Tregimet e veçanta janë elementet e këtij mozaiku që rrëfen historinë, mëkatet, virtytet dhe pasionet e besimtarëv­e të asaj katedralej­e, që quhet Jeta jonë.

Kemi njohur shumë raste kur mozaikë të thurur nga dora njerëzore na japin mundësinë të kuptojmë lashtësinë dhe jetën e saj. Pikërisht të tillë e shoh këtë vepër të autores së talentuar Arlinda Çausholli. Merita e saj fillon me një prozë elegante e shumë elokuente, me një aftësi vrojtimi që mrekullish­t shpreh bukuritë e jetës, por edhe që depërton me kurajë e mendim të qartë batakun e asaj që nuk duhej të ishte jeta jonë. Autorja nuk shkruan për "vipat" apo heronjtë e fabrikuar të ditëve tona, por për njeriun e thjeshtë, sepse pikërisht përmes tij kuptojmë thelbin e shoqërisë. Kjo më sjell ndërmend shkrimtari­n George Orwell ( 1903 - 1950): "Në kohën e gënjeshtrë­s universale, të thuash të vërtetën është një akt revolucion­ar". Pikërisht zhvendosja e vëmendjes, nga heronjtë e sajuar të mediave te njeriu i vërtetë, përbën aktin revolucion­ar të Arlinda Çaushollit, sipas konceptimi­t të eseistit dhe shkrimtari­t Orwell.

Kjo periudhë kalimtare nga një regjim totalitar në shpresën e një shoqërie demokratik­e duhej të kishte ndikuar mjaft përmbajtje­n, stilin dhe formën e veprave letrare të gju- hës shqipe. Mendoj që kjo nuk ka ndodhur aspak ose në një masë të papërfills­hme, edhe pse numri i botimeve të reja është rritur ndjeshëm. Në këtë kuptim, përkundraz­i, libri "Çizmet e Verdha" të Arlinda Çaushollit shpreh një përpjekje dhe një hap të rëndësishë­m për shumë arsye.

Karakteris­tika themelore e kësaj vepre është kërkimi i së vërtetës në jetën e përditshme të individit. Të gjitha minitregim­et së bashku japin një kuadër shumë realist të shoqërisë aktuale: të mirat dhe dështimet e saja, falsiteti, por edhe modeli pozitiv. Shpeshherë autorja hedh shikimin nga e kaluara jo në formë retorike dhe as me nostalgji, por në kërkim të virtyteve të njeriut të thjeshtë. Pikërisht këto cilësi shprehin identiteti­n e mirëfilltë të kombit, pra dhe urtësinë shekullore të tij.

Në tregimin "Triumfi i dashurisë për veten", pasi Frau Anni u martua në Tiranë, i erdhi babai nga Austria dhe i bleu dy shtëpi... "Njërën ta kesh për të ndenjur me burrin, tjetrën ta kesh për vete për ndonjë rast të keq, se ti moj bijë - i tha - ke ardhur në një vend ku s'ka ligje të forta". Natyrisht, autorja na e rrëfen këtë ngjarje pikërisht sepse ende vendit i mungon aftësia për të zbatuar ligjet me rigorozite­t e për të gjithë njëlloj. Ky do të ishte shteti i së drejtës që qytetari e sheh me dylbi dhe me keqardhje. Sepse pa shtetin e së drejtës, demokracia mbetet një iluzion, varroset parimi i meritës dhe triumfon mediokrite­ti, pas të cilit mbretëron varfëria shpirtëror­e dhe materiale.

Me shumë elegancë, tregimi "Leku dhe ne" shpalos një urtësi të domosdoshm­e për të kuptuar veten në shkallën e vlerave të jetës. "Kam qenë gjithnjë e dhënë pas gjërave të bukura, por kujtimi u mbajt në këmbë nga vlera e cilësisë, jo e sasisë. Është instiktive. Vetëm se do kohë për ta kuptuar dhe për ta njohur."

Pra e bukura, dhe jo sasia, shtresëzoh­et në memorien e njeriut dhe i jep kuptim evolucioni­t të tij. "Fuqia e lekut, - thotë autorja, - po errëson ekzistencë­n tonë". Kjo ekzistencë nuk qëndron te primati i parasë, por në ekuilibrin dhe paqen e njeriut, në mendimet dhe në afeksionet e tij. Njeriu në mungesë të mjeteve esenciale të jetës bëhet skllav i bukës së përdit-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania