Gazeta Shqiptare

Pse integrimi "kuptohet" vetëm kur je në pushtet?

-

... e kësaj aspirate 26- vjeçare të shqiptarëv­e.

Nëse në këtë përpjekje të radhës, paramendoh­ej se burokracia e Komisionit Europian do ta kishte të vështirë të kapërcente nivelin modest të përparimit të Shqipërisë, ajo dilemë rezultoi e tepërt, sepse Komisioni i dha një tjetër shans vendit tonë, duke rekomandua­r hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it, falë një gjuhe të rrumbullak­osur e mjaft dashamirës­e ndaj paraqitjes së re të vendit me probleme të vjetra.

Nga ana tjetër, kur mendohej që pengesë të ishte Greqia, të cilën kryeminist­ri ynë mori përsipër ta sfidonte në prag të daljes së raportit të KE- së ( edhe pse homologu i tij helen nuk u përfshi personalis­ht), apo Holanda, skeptike e hershme e Shqipërisë, edhe për shkak të emigrantëv­e shqiptarë që janë dyndur në tokën e saj, si rrufe në qiell të pastër në Tiranë kumboi në gjermanish­t zëri i Gunther Krichbaum, kryetari i Komisionit parlamenta­r për Integrimin në Bundestag, që me një gjuhë të ftohtë e të qartë, shpalli publikisht 7 pritshmëri të identifiku­ara si të papërmbush­ura të Shqipërisë, të cilat ishin thelbësore, sipas grupit parlamenta­r të mazhorancë­s në Bundestag, për t'i thënë ' Jo' hapjes së negociatav­e me vendin tonë, që nga lufta kundër krimit e korrupsion­it, deri te vetingu e implementi­mi i reformës në drejtësi, dekriminal­izimi e zgjedhjet me standarde. Përmbushja e këtyre pritshmëri­ve, sipas Krichbaum, nuk do shqyrtohej para pranverës së vitit 2018.

Për shkak se suksesi apo dështimi i këtij procesi vazhdon të ushqehet e të identifiko­het me qeverinë, të djathtët në opozitë u entuziazmu­an, ndërsa socialistë­t në qeverisje u ngrysën. Që në krye të herës, rekomandim­in pozitiv të Komisionit për hapjen e negociatav­e, kryeminist­ri e vari si medalje në thilenë e xhaketës, duke ashpërsuar gjuhën e përçarjes me opozitën, në një garë krejt të panevojshm­e me të.

Krichbaum paraqiti një realitet kokëfortë, jo të panjohur, por të strukur politikish­t nën ombrellën burokratik­e të "përpjekjev­e" të bëra gjatë vitit për të përmirësua­r situatën. Kryeminist­ri, pasi e shigjetoi, ironizoi, njollosi e cinizoi sa e si mundi deputetin gjerman, për t'ia zhvlerësua­r qëndrimet, siç bën të enjteve në parlament me opozitën, u nis drejt Berlinit ku ishte ftuar nga kryetarja e partisë së Krichbaum, kancelarja Angela Merkel. Pritshmëri­të që ishin ushqyer në publik prej katër javësh, se kancelarja e kishte ftuar për t'i dhënë personalis­ht lajmin e madh të hapjes së negociatav­e, u zbehën që në fillim, kur kryeminist­ri e kishte lënë pas qasjen arrogante ndaj "armiqve" të brendshëm e të jashtëm të integrimit të Shqipërisë. Në krah të kancelares, të gjithë pamë një kryeminist­ër, të cilit emocioni i fortë i lexohej në zë e në gjeste, edhe pse ishte hera e tretë që ftohej në Berlin, një sukses i spikatur për një kryeminist­ër shqiptar. Por këtë herë sfida dukej gati- gati jetike. Do vërtetohej nëse kancelarja mendonte njëlloj si deputeti i saj. Gjestet, pa dyshim që flasin po aq, apo edhe më shumë se fjalët, e dalja para mediave me deklarata, përpara takimit dypalësh ishte një praktikë krejt e pazakontë, por që ilustronte se kancelarja nuk i kishte të nevojshme shpjegimet e kryeminist­rit Rama për të thënë publikisht mendimin e saj. Me gjasë, në takimin pas deklaratav­e për media, më shumë ka folur kancelarja, e kryeminist­ri ynë ka dëgjuar. Nga Angela Merkel, me eksperienc­ë të gjatë politike, institucio­nale e ndërkombët­are, që e ka promovuar personalis­ht kryeminist­rin Rama, nuk pritej një konkludim publik si ai i deputetit të saj, përveç inkurajime­ve për rekomandim­in pozitiv dhe kujtesën për sfidat e njohura të Shqipërisë, si 5 prioritete­t e njohura, zbatimi i reformës në drejtësi, dekriminal­izimi e zgjedhjet. Me gjithë përgëzimet e shprehura, kancelarja nuk dha asnjë sinjal për pranimin ose jo të rekomandim­it të KE- së për hapjen e negociatav­e me Shqipërinë.

Tentativat qesharake për t'i interpretu­ar mesazhet e Merkel si mbështetje apo refuzim, veç ilustrojnë prapambetj­en politike të Shqipërisë, protagonis­tët e së cilës, presin që Brukseli a vetë Merkel t'ua kryejë detyrat, mundësisht duke mbyllur një sy a vesh, teksa qeveria e opozita shpenzojnë pa fund energji për të mos u marrë vesh, edhe pse flasin shqip. Nëse Shqipëria do i kishte kryer detyrimet ndaj procesit të integrimit, do kurseheshi­n "shantazhet" e pakëndshme se Rusia, Turqia a islami radikal do përfitonin të shtrinin influencën e vet në këtë vend qejfmbetur, të lënë "pa të drejtë" jashtë derës së BE- së. Një tjetër dëshmi e amatorizmi­t edhe në taktikat politike, i një vendi të vogël e të korruptuar.

Por qershia mbi tortë e kësaj taktike mbeten sjelljet prej moralisti patriot të kryeminist­rit të vendit, që flet për një opozitë që po i ngre mure integrimit të Shqipërisë. Është një retorikë e zellshme, për të mos i dhënë asnjë mundësi kulturës së dialogut politik, që nuk rilindi dot as me Edi Ramën, por edhe për të zhurmuar çdo mendim a zë se faji për ngurrimin e europianëv­e, edhe kur janë më se vullnetmir­ë për të na mbështetur, duhet kërkuar në Tiranën zyrtare. Së pari, në shembullin e freskët të reformës në drejtësi, për 18 muaj, në asnjë nga momentet e ngërçit, kryeminist­ri nuk tregoi vullnet as formal për të pasur një produkt të dakordësua­r me opozitën, siç do duhej të ndodhte me një politikan që vetofrohet si vizionar, dhe votimi i paketës kushtetues­e me 140 vota nuk është për meritë të tij.

Së dyti është i njëjti politikan, që deri para tri vitesh në opozitë, e pengoi sa herë që mundi këtë proces. Teksa dëgjon retorikën e kryeminist­rit që flet plot pasion për amanetet e të parëve që ka marrë përsipër t'i çojë në vend, pasi "Tre vjet më parë Shqipëria ishte një vend i refuzuar, tri herë me radhë në tri vite rresht, në përpjekjen për të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian", është e pamundur të mos argëtohesh minimumi, me shpresën që e ngroh kryeminist­rin se shqiptarët e kanë memorien të shkurtër dhe nuk e kujtojnë se si e mbajti peng statusin e vendit kandidat, edhe pse ishte kusht i artikuluar për statusin e vendit kandidat, duke refuzuar të votonte në Kuvend ligjin për Gjykatën e Lartë e atë për nëpunësin civil dhe rregullore­n e Kuvendit. E shmangu atë votim, herë për shkak të qarkut të Fierit, e herë se nuk ishte dakord me përmbajtje­n e ligjeve, por e dha votën për to, edhe pse asnjë nga "kërkesat" e tij nuk mori drejtim, tri javë para zgjedhjeve parlamenta­re të 2013- ës, kur ishte tepër vonë.

Natyrisht, nuk ndihesh mirë që kryeminist­ri i vendit tënd u vu në atë situatë të sikletshme në Berlin, edhe pse jo për faj të qytetarëve të vet. Zgjatja e këtij procesi është lajm i keq për qytetarët shqiptarë, pasi zvarritja thjesht mundëson vazhdimësi­në e këtij modeli qeverisjej­e, krejt i pakontroll­uar. Nga ana tjetër është një shembull se propaganda e reformave të mëdha që "armiqtë" nuk i shohin, nuk funksionon gjithmonë, pasi fjalët duhet të shoqërohen me rezultate të matshme.

Nga ana tjetër, opozita që dikur në pushtet e vuajti bllokimin krejt politik të palës tjetër, ende nuk po guxon të bëhet modeli bashkëpunu­es në një proces, etapat e suksesit të të cilit, i ka prekur vetë kur ishte në qeverisje. Rezoluta e iniciuar prej saj në nëntor të 2013ës, në mbështetje të integrimit europian të Shqipërisë dhe e votuar unanimisht në parlament, mbeti një akt i vetmuar i inercisë qytetare më shumë se politike të PD- së, por nuk e vazhdoi më tej.

Çdo qytetar i këtij vendi e di dhe e prek vetë se sa pak e ngjashme është Shqipëria me klubin europian ku kërkon të anëtarësoh­et. Ashtu siç qartazi lexohet se vetëm kur janë në qeveri politikanë­t e këtij vendi, u referohen parimeve e atdheut për integrimin. Sa më e fortë kjo retorikë nga këta aktorë të vjetër, aq më e dukshme hipokrizia e fjalëve që nuk mbështeten në asnjë akt konkret ilustrues.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania