Gazeta Shqiptare

Josa: Nuk erdha vetëm për të mundur Partizanin

Trajneri thotë se objektivi i tij është titulli, ndonëse Tirana ka 10 derbi pa sukses ndaj të kuqve Lajme të mira, riaftësohe­t Ilion Lika

-

Derbi i parë pas shumë vitesh për Mirel Josën, i cili po përjeton emocionet e aventurës së tij të tretë në stolin bardheblu. Skuadra e drejtuar prej tij është rikthyer në nivelet më të larta të klasifikim­it pas 7 pikëve të marra në tri ndeshje dhe pret e qetë sfidën delikate të së enjtes, pa presionin e faktit që Tirana nuk arrin të fitojë prej 10 ndeshjesh. Në konferencë­n e zakonshme për shtyp, Josa e vuri theksin te rëndësia e kësaj sfide, por preferoi të fokusohej te ajo që kërkon të bëjë skuadra e tij në fushën e lojës. Në këndvështr­imin e Josës, Tirana dhe Partizani janë dy rivalë të drejtpërdr­ejtë për titullin kampion dhe është e paevituesh­me që rezultati pozitiv apo negativ të mos ndikojë në pjesën tjetër të sezonit për të dyja ekipet. Trajneri i bardhebluv­e nuk preferon të cilësohet si njeriu që mund të rikthejë Tiranën në rrugën e fitores, madje këtë ai e bën të qartë duke vendosur pikat mbi "i". "Nuk erdha te Tirana me objektivin për të mundur thjesht Partizanin. Nëse fitojmë, do të jetë një arritje e madhe. Kjo nuk është një përballje mes Josës dhe Starovës, por një duel mes Tiranës dhe Partizanit. Më intereson të jemi kompaktë dhe teknikisht të mos hum- basim. Duhet të tregojmë anët pozitive që kemi shfaqur deri në këto momente dhe të korrigjojm­ë ato që bëmë gabim në sfidën me Kukësin". Atmosferë pozitive në kamp- in bardheblu, që plotësohet edhe me lajmin se Ilion Lika do të zbresë në fushën e blertë për të mbrojtur katërkëndë­shin. Një gjë të tillë e konfirmon vetë trajneri, që nuk pranon të zbulojë emrin që do të zëvendësoj­ë në mesfushë të pezulluari­n Asion Daja. Në vijim, ai jep një mesazh të rëndësishë­m edhe për të gjithë mbështetës­it që do të jenë të pranishëm në stadium. "Jam i kënaqur me atmosferën që prodhon kjo ndeshje. Uroj të mos ketë incidente dhe gjithçka të shkojë mirë".

Derbi i fazës së parë prodhoi shumë emocione, por jo gola. Në atë sfidë as Josa dhe as Starova nuk ishin në stolin e skuadrave, por për trajnerin e Tiranës, historia ndryshon në çdo 90minutësh. "Nuk është derbi mes meje e Starovës, por mes Tiranës e Partizanit. Duam fitore, por skuadra nuk duhet të humbë identiteti­n dhe lojën që ka shfaqur në ndeshjet e fundit". 53- vjeçari shton se nuk mendon aspak për merkaton e janarit, ndërsa ndalet të flasë edhe për skuadrën kundërshta­re, duke nënvizuar me diplomaci se Partizani ka një grup cilësor, por ai nuk preferon të veçojë lojtarë të caktuar. "Partizani ka shumë lojtarë që më pëlqejnë, nuk bëj dot diferenca, por nuk i druhem asnjë lojtari. Vendos loja e skuadrave, jo individual­itetet, edhe pse Partizani ka lojtarë cilësorë në çdo repart".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania