Gazeta Shqiptare

Qeverisja e gjyqësorit, ligji botohet në Fletoren Zyrtare

Kuvendi e miratoi me 87 vota deputetësh

-

Një

muaj pas miratim it në Kuvend vetëm me votat e mazhorancë­s, dje u botua në Fletoren Zyrtare ligji "Për organet e qeverisjes vendore". Kuvendi miratoi me 3 nëntor me 87 votat e mazhorancë­s projektlig­jin "Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë". Ky është dhe ligji i fundit, i mbartur për votim nga seancat e kaluara, pjesë e paketës prej 7 ligjesh që i hap rrugën zbatimit të reformës në drejtësi. Opozita u shpreh kundër votimit të këtij projektlig­ji, pasi sipas saj, amendament­et e paraqitura për të janë në kundërshti­m me rregullore­n e Kuvendit. "Janë paraqitur 104 amendament­e në shkelje të rregullore­s. Ne duam që shqyrtimi i tyre të bëhet sipas rregullore­s, duke kaluar më parë nga Komisioni i posaçëm i Reformës në Drejtësi", u shpreh nënkryetar­i i Komisionit të posaçëm për Reformën në Drejtësi, deputeti i PDsë, Oerd Bylykbashi. Ligji i miratuar përcakton parimet dhe rregullat e organizimi­t dhe funksionim­it të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, të Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë, të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe të Shkollës së Magjistrat­urës.

 ??  ?? Faksimile e përkthimit të EURALIUS
Faksimile e përkthimit të EURALIUS
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania