Gazeta Shqiptare

Balla: Kemi prova që inkriminoj­në Berishën

-

Komisioni

për CEZ administro­i dje zyrtarisht pro va nga dëshmitari Romeo Karaj, ish- juristi përgjegjës i OSHEE- së. Përmes një statusi në "Facebook", kreu i komisionit hetimor, Taulant Balla deklaroi se favorizimi me dashje i kompanisë CEZ në dëm të shtetit shqiptar dhe prishja e qëllimshme e kontratës pa i lënë mundësi Shqipërisë të ketë avantazhe në Arbitrazh, tashmë mund provohet me fakte dhe prova e se kjo është hera e parë e një komisioni hetimor parlamenta­r, që po bën detyrën e po gjen fajtor. Në seancën dëgjimore të radhës, më 9 dhjetor ish- kryeminist­ri Berisha do të dëshmojë për zbardhjen e skandalit DIA- CEZ. Gjatë seancës së fundit, Berisha, i thirrur në cilësinë e dëshmitari­t refuzoi të dëshmojë dhe është larguar nga salla. Por Romeo Karaj tha se zotëron dokumente që dëshmojnë se procesi i privatizim­it të CEZ ka nisur që në 2005- 2006 dhe jo në 2008, kur u hap zyrtarisht tenderi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania