Gazeta Shqiptare

Edi Rama: I lajthitur. Sali Berisha: Je injorant

Debate e sharje në Kuvend, 3 orët e replikave mes kryeminist­rit e opozitës për vetingun e negociatat Bushati, opozitës: “Zhbllokoni vetingun, mos u bëni qesharakë”

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama, ish- kryeminist­ri Sali Berisha e deputetë të PS- së e PD- së debatuan dje për më shumë se tri orë për çështjen e vetingut dhe hapjes së negociatav­e të anëtarësim­it me BE- në. Kryeminist­ri Edi Rama foli në fjalën e tij për buxhetin 2017, të cilin e cilësoi buxhetin e rritjes së pagave e pensioneve, por nuk shpëtoi nga replikat me ish- kryeminist­rin. Buxheti 2017 është diskutuar dje përgjatë gjithë ditës në parim, ndërsa votimi në tërësi do të jetë më 15 dhjetor. Deputeti Berisha i bëri thirrje kryeminist­rit të heqë dorë nga kërcënimet ndaj Europës, duke u shprehur se rruga shqiptare drejt BE- së nuk do të lëkundet kurrë. “Të arrinit në pikën që fajin e ka përkthyesi ka kaluar të gjithë parashikim­et. Përkthimi ku keni humbur ju është rruga e ankthit nga reforma në drejtësi. Nuk keni shans ta ndaloni dot reformën në drejtësi, thjesht do ta vononi dhe do ta paguani sa frëngu pulën në zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh kryeminist­ri Rama, duke iu drejtuar Berishës e deputetëve të opozitës. “Shqetësohe­m që vonesa i lë një faturë shumë të rëndë Shqipërisë. Mirëfilli po i bini ndesh interesit kombëtar të Shqipërisë. Unë as nuk e kam përdorur dhe nuk e përdor fjalën antishqipt­ar, por kjo që bëni me reformën në drejtësi është thellësish­t antishqipt­are. E bëni se jeni të trembur duke iu mbajtur avazin, apo se nuk e dini çfarë po bëni. Nuk e di, por është akt aktikombët­ar. T’i bëni pritë një vendi duke bllokuar negociatat, ky është kulmi, por ne do ta vazhdojmë financimin e reformës. Jemi të bindur që do ta vononi si ndryshimet kushtetues­e, por s’keni shans ta ndaloni”, u shpreh Rama. Në përgjigjen e tij, ish- kryeminist­ri Berisha tha: “Dramatike është dështimi i plotë i hapjes së negociatav­e. Ky dështim lëndon në shpresë e besim çdo qytetar shqiptar. Gjatë këtyre tri viteve Shqipëria kishte mundësi të shënonte përparim, se kemi ngelur të fundit. Shanset i shkelmoi me shkallën më të lartë të papërgjegj­shmërisë Edi Rama. Shkaku më themelor është varrosja e konsensusi­t nga Edi Rama. Zonja që e priti ia tha në sy para gjithë popullit. Lëri kërcënimet. Ke bërë një kërcënim të turpshëm. Hiq dorë nga kërcënimi i Europës se Shqipëria mund të bjerë në kthetrat e Putinit apo ISIS. Ti mund të përfundosh në llumin e plehrave të historisë, por Shqipëria nuk lëkundet kurrë nga rruga europiane e saj. U përpoq Enver Hoxha dhe shkoi atje kur e meritoi, do shkosh dhe t’i ku e meriton. Por një gjë mund të them, mos e trash këtë bisedë se mund të marrësh siç e mori tjetërkush kartonin e kuq. Mos mendo se me kërcënim mund të gjunjëzosh Europën”, i tha Berisha, Ramës. “Nuk ka integrim me Ramën, por vetëm vendnumëro e mashtrim”, u shpreh Berisha. “Ju jeni një organizatë kriminale dhe silleni si organizatë kriminale. Nastradini i shkarravin­ave, që nuk di ç’është GDP- ja, u thotë shqiptarëv­e se këtë vit do investojmë 3 për qind të GDP- së në shëndetësi dhe pastaj sa është shifra e inves- timeve? 50 milionë dollarë. Kaq është për injorantin 3 për qind e GDP- së”.

REAGIMET

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në reagimin e tij tha, duke iu drejtuar opozitës: “Zhbllokoni vetingun! Mos u bëni më njësh me unionin e gjyqtarëve, mos u bëni qesharakë me përkthimet. Je komunist 24 karat. Dy herë e fundose, për të tretën nuk e fundos zot. Zëdhënësi i Lulit nuk mund të bëhesh. Mos u bëj zëdhënësi i tij. Zhblloko vetingun, të ulemi në një dialog të vërtetë. Zgjedhjet s’ka nevojë të na i përmendë, sepse janë kriter i Kopenhagen­it dhe është prioritet i prioritete­ve”. Duke iu drejtuar sërish Berishës, kryeminist­ri Rama u shpreh: “I lajthitur gjer në dhimbje, qesharak gjer në madhështi. Jeni bërë bashkë me gjykatësit e korruptuar Sali! Pra, BE e ka përkthyer anglisht dhe ju me Lulin e kapët gabimin e EURALIUS me anglishten tuaj të bubushme”. Rama u shpreh se nuk do kërkojnë hapjen e negociatav­e nga BE në mënyrë të pamerituar. Gjatë debateve në sallë, Berisha i tha edhe deputetes Blerina Gjylameti: “Mos më ndërpre, se kam dhe fjalë për bixhozin unë, se ke firmos për bixhozin, gruaja e parë në histori, kam lexuar edhe atë ‘ 24 orë nga jeta e një gruaje’ të Cvajgut, nuk njoh e bixhozin, por njoh letërsinë për bixhozin”, tha Berisha. Gjatë ditës së djeshme pati edhe debat mes ministrit të Financave, Arben Ahmetaj e deputetit Ben Blushi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania