Gazeta Shqiptare

REAGIMI

Konsullata në Milano, Nard Koka e Bushati, fyerje e kërcënime me SMS

-

Biznesmeni

Nard Koka, i vëllai i ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, ka pasur një shkëmbim mesazhesh me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Gjuha e komunikimi­t mes tyre ka qenë e mbushur me fyerje e kërcënime. Në mesazhet e shkëmbyera në telefon, Koka e pyet Bushatin për një deklaratë që Bushati ka bërë në Milano për konsullen që ka qenë më përpara. I kontaktuar nga “Syri. net”, Leonard Koka, vëllai i ministrit të Mjedisit, Lefter Koka ka reaguar për SMS- të e publikuara nga “Syri. net”. Nard Koka nuk ka mohuar mesazhet, por ka thënë se për momentin ndodhet Biznesmeni Nard Koka ka thënë se biseda me ministrin në “Whatsapp” është bërë rreth 1 orë para publikimit të lajmit mbi përplasjen. Koka ka thënë se ministri Bushati është person i korruptuar dhe se merr para për emërimet në trupin diplomatik – ambasada dhe konsullata. Ai tha gjithashtu se do ta denoncojë ministrin Bushati në ditët në vazhdim.

jashtë vendit dhe do të flasë sapo të kthehet. “Jam larg dhe kthehem pas tri ditësh. Do të flas gjerë e gjatë për këtë person”, pohoi për “Syri. net” Leonard Koka. Ai ka thënë se biseda me ministrin në “Whatsapp” është bërë rreth 1 orë para publikimit të lajmit mbi përplasjen. Koka ka thënë se ministri Bushati është person i korruptuar dhe

se merr para për emërimet në trupin diplomatik, ambasada dhe konsullata. Ai tha gjithashtu se do ta denoncojë ministrin Bushati në ditët në vazhdim. Koka njihet edhe si një nga njerëzit që ndërmjetës­oi mes Metës dhe Ramës për marrëveshj­en e 1 prillit, që u finalizua me koalicioni­n PS- LSI, që fitoi zgjedhjet në vitin 2013.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania