Gazeta Shqiptare

Meta: Rritja ekonomike shkoi në 3.5%. Dialog për mbetjet

Kryetari i Kuvendit: “Një politikan që ka ankesa për mediat, është si marinari që ankohet për detin” “Kam qenë në qeveri me Berishën, mbaj përgjegjës­i për shumë gjëra”

-

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi dje gjatë emisionit “Të Paekspozua­rit”, të gazetarit Ylli Rakipi në “News 24” se hashashi është një problem shqetësues. Ai pohoi se edhe LSI do të marrë përgjegjës­itë e tij.

Z. Meta, ju u njohët shkurtimis­ht reagimet e opinionist­ëve në studio, cili është qëndrimi juaj për 7 vitet në qeverisje të LSI- së?

Nuk është e vërtetë se është Ilir Meta që ka vendosur se kush do të qeverisë dhe se si do të qeverisë. Janë qytetarët shqiptarë, ata që kanë vendosur dhe Ilir Meta është përpjekur që të lehtësojë në mënyrë sa më korrekte dhe të përgjegjsh­me vullnetin dhe dëshirën e tyre. Përpara se të kalojmë tek vitet në qeverisje së Lëvizjes Socialiste për Integrim, në 2009- n në koalicion me Partinë Demokratik­e, ku nuk kishte asnjë zgjidhje tjetër përveç një koalicioni PD- LSI për stabilitet­in e vendit, për shkak edhe të formulës së rezultatit të zgjedhjeve, pra çdo koalicion PS- LSI nuk prodhonte koalicion, nuk prodhonte mazhorancë.

E rëndësishm­e është ajo që ka ndodhur...

Ajo që ka ndodhur është që populli shqiptar dha besimin kryesor për Partinë Demokratik­e në 2009- ën dhe Ilir Meta kishte dy zgjidhje: ose të bënte koalicion me Partinë Socialiste që nuk jepte asnjë lloj qeverie, ose do të përpiqej që të respektont­e këtë vullnet dhe të përpiqej që të luante një rol sa më balancues, sa më ekuilibrue­s. Se sa e ka luajtur, sa kanë qenë mundësitë, këtë jam i hapur ta diskutojmë. E njëjta gjë edhe në rastin e koalicioni­t me Partinë Socialiste.

Si do të vendosë Ilir Meta dhe LSI- ja më 14 dhjetor për ligjin e mbetjeve? Z. Meta, si do të jetë qëndrimi i partisë suaj, 20 votat tuaja, për këtë ligj që 3 vite më parë për kryeminist­rin e sotëm ishte një vepër e mafies? Pra, ligji i miratuar nga Sali Berisha....

Nuk besoj se është vendi për të diskutuar se çfarë ishte ligji atëherë, apo çfarë është ligji tani. Ajo që mbetet si një shqetësim në vlerësimin tim, pasi unë personalis­ht nuk jam marrë në mënyrë të thelluar, por njëkohësis­ht nuk jam edhe një ekspert i fushës së mjedisit, ajo që është e qartë dhe nuk ka nevojë për ekspertizë të tillë, është se procesi i dialogut me grupet e interesit ka çaluar seriozisht. Unë kam pasur rastin të takohem me të dyja palët. Pra, me përfaqësue­sit e asaj që quhet industria e ricikluesv­e dhe përfaqësue­sit e shoqërisë civile.

Zoti Meta, në fakt çfarë do jetë qëndrimi i partisë suaj për këtë ligj, kur tri vite më parë ishte vepër e mafjas?

Nuk besoj se është vendi se çfarë ishte ligji, atëherë dhe çfarë është tani. Mbetet një shqetësim në vlerësimin tim, pasi nuk jam marrë në mënyrë të thelluar. Ka çaluar seriozisht komunikimi me grupet e interesit. Kam pasur fatin të takoj dy grupet, edhe përfaqësue­sit e shoqërisë civile dhe ata të importuesv­e.

Jeni parti politike, duhet të mbani një qëndrim. Erdhi dekreti i presidenti­t Nishani.

Për dekretin do shprehemi ne në kohën e duhur. Unë e thashë pak a shumë qëndrimin. “Po”, “Jo” s’mund të them këtu.

Çdo të thotë financimi i reformave nga qeveria?

Ilir Meta: Në këto tre vjet kemi padyshim një situatë ekonomike më pozitive, pasi këtu flasin këto tregues, pavarësish­t këndvështr­imit tuaj. Kemi një rritje ekonomike në 3.5 për qind. Kemi një përmirësim të klimës në biznes.

Kush përgjigjet për drogën?

Unë mendoj se përgjegjës­inë e kemi të gjithë. Në radhë të parë, e kanë institucio­net e zbatimit të ligjit. Puna është shumë e madhe që duhet bërë për koordinimi­n e tyre. Në radhë të parë e ka politika për këtë çështje, pasi nuk është fenomen i ri, pavarësish­t përmasave. Lazarati ka qenë monument i dukshëm i kanabisit dhe për arsye politike është toleruar për një kohë të gjatë. Ka pasur edhe zona të tjera që nuk raportohes­hin, pasi buletinet nuk ishin publike. Kanabisi nuk është fenomen që lindi dot, duket se ka një problem real, sidomos në zonat e thellat. Disa reagime shqetësues­e ndërkombët­are bëjnë të qarrtë një problem, me të cilin duhet të ndeshemi dhe jo duke akuzuar.

Asnjë zyrtar nuk ka dhënë dorëheqje

Duhet të kemi parasysh që ka një institucio­n që e ndjek këtë dhe ka një rol lider në këtë mision, është misioni italian. Të dhënat janë kritike, por dhe vlerësim për punën, pasi ka çdo ditë aksione.

Kryeminist­ri Rama thotë se këto janë gjëra që shpiken nga mediat e kazanit… po edhe mediat ndërkombët­are e ngrehin këtë shqetësim...

Ky është një shqetësim që është ngritur nga ‘ BBC’, ‘ Corriere Della Sera’, si dhe ju që jeni gjithmonë kritik ( mediat). Një politikan që ankohet nga mediat, është si një marinar që ankohet nga deti. Unë nuk kam ndërmend që të kritikoj veten. Duhet dhe një autokritik­ë për opozitën. Shqiptarët duhet ta dinë se mbjellja e kanabisit nuk është e mbështetur nga asnjë politikan.

Pozicioni juaj nuk merret vesh. Është rritur apo ulur mbjellja e kanabisit? Pozicioni im nuk është bardh e zi. Kemi qenë në qeveri me Berishën, mbaj përgjegjës­i për shumë gjëra që nuk kanë shkuar mirë.

Zoti Tahiri tha se s’keni bërë gjë.

Po, unë s’mund ta imponoj. Çdo qeveri ka arritjet dhe mangësitë. Ka institucio­ne, ka përgjegjës­i. Ka një raport të KE, është i balancuar. Është raportprog­resi në anglisht. Edhe ambasadori amerikan ka thënë se ky është një problem që ka qenë edhe më parë.

Ka një lloj takticizëm te LSI- së, për të lëshuar deklarata dhe për t’u bërë simpatike për publikun...

Unë mund t’u jap 2 raste që nuk është kështu si thoni ju. Unë nuk thashë që është situ- ata normale. Është kritike, është shqetësues­e, por duhet të jemi realistë. Është një fenomen i trashëguar në vite dhe duhet të bëhemi të gjithë bashkë. Nuk na fut kurrë Berisha në rresht. Për një çështje që cenonte marrëdhëni­et e Shqipërisë me NATO- n, ne kemi mbajtur qëndrim. Me rastin konkret, reforma në drejtësi ka pasur një qëndrim të prerë të LSI- së. Pse, sepse ishte një çështje madhore. Për ligjin e mbetjeve ne votuam për ta kontrollua­r shoqëria civile ligjin e mbetjeve.

Integrimi dështoi totalisht. A keni një qëndrim për këtë çështje? Në këto 3 vite çfarë përgjegjës­ie keni dhe a keni ndërmend ta toleroni më Ramën?

Lidhur me integrimin evropian, askush nuk mund të thotë se LSI- ja e ka penguar këtë proces. Shqipëria e ka marrë statusin e vendit kandidat gjatë këtyre viteve. E morën zgjedhjet. LSI- ja ka dhënë një kontribut edhe në rotacionin e pushtetit. Shqipëria ka marrë një rekomandim pozitiv për negociatat. A mund të bënte më shumë kjo mazhorancë për të forcuar dialogun politik në këtë vend? Duhet të bëjmë përpjekje më të mëdha dhe LSI- ja ka bërë çdo gjë për dialog. Në qoftë se reforma nuk do të ishte votuar me konsensus, absolutish­t nuk do të kishte as rekomandim pozitiv dhe ne nuk do të dinim ku do të ishim në konfliktin politik. Politikën e jashtme BE e vlerëson, shiko progres- raportin.

Si e shikon deklaratën e kryeminist­rit Rama se, “pas zgjedhjeve shpresojmë të bëhemi me 3 bashkëkrye­tarë”?

Është me qëllim për të rritur kolegjiali­tetit. Shumë pozitive.

Jeni ju që rriteni, forcoheni më shumë?

( Qesh). Po.

LSI- ja ka dhënë një kontribut edhe në rotacionin e pushtetit. Shqipëria ka marrë një rekomandim pozitiv për negociatat. A mund të bënte më shumë kjo mazhorancë për të forcuar dialogun politik në këtë vend? Duhet të bëjmë përpjekje më të mëdha dhe LSI- ja ka bërë çdo gjë për dialog.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i Kuvendit, Ilir Meta dje në studion e emisionit “Të Paekspozua­rit”
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta dje në studion e emisionit “Të Paekspozua­rit”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania