Gazeta Shqiptare

Prokurori i Leçes: Trafiku i drogës është rritur

Motta në Shqipëri, takohet me Llallën, Çakon dhe Tahirin, vlerëson bashkëpuni­min mes dy policive Cataldo Motta: Ka shumë trafik narkotikës­h nga Shqipëria

- Xhensila Kodra

Cataldo Motta, prokurori i Antima fias në Leçe, ka zhvilluar dy ditët e fundit një takim me Prokurorin e Përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla, shefin e Prokuroris­ë për Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmata­j dhe një grup prokurorës­h, si dhe me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kreun e Policisë së Shtetit, Haki Çako. Në fokus të bisedimeve mes tyre ishte bashkëpuni­mi në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike. Pas takimit të gjatë që Motta zhvilloi me Prokurorin e Përgjithsh­ëm, në një prononcim për mediat tha se trafiku i drogës nga Shqipëria drejt Italisë është rritur, dhe për këtë fakt është i domosdoshë­m një bashkëpuni­m më intensiv ndërkombët­ar. "Situata është e tillë që është i nevojshëm një lloj bashkëpuni­mi më intensiv se në të kaluarën, sepse është rritur trafiku që vjen nga Shqipëria ashtu edhe nga rajonet e tjera". Gjithashtu, prokurori i Antimafias në Leçe tha gjatë fjalës së tij se nga prokuroria shqiptare ka gjetur një gatishmëri të plotë. "Kemi gjetur një gatishmëri të plotë nga autoritete­t shqiptare. Prokurori i Krimeve të Rënda na siguroi bashkëpuni­min e domosdoshë­m. Sepse unë besoj te bashkëpuni­mi ndërkombët­ar", - theksoi ai. Ndërsa, i pyetur në lidhje me hetimet ndaj pilotit italian Guido Guidi, avioni i të cilit u rrëzua në një pistë të

improvizua­r në Ishëm, Cataldo Motta tha: "Kemi bërë një verifikim të hetimeve që kemi në duar dhe kemi përforcuar marrëveshj­et mes nesh, pikërisht në kuadër të bashkëpuni­mit ndërkombët­ar. Nuk kemi diskutuar për çështjen në fjalë dhe për

hetimet në vazhdim nuk mund të flas".

TAKIMET

Cataldo Motta dhe zv. prokurori i Republikës, Guglielmo Cataldi patën një takim edhe me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjatë takimit u vlerësua

bashkëpuni­mi i deritanish­ëm mes autoritete­ve ligjzbatue­se në të dyja vendet, si dhe nevoja e zgjerimit dhe intensifik­imit të këtij bashkëpuni­mi. Prokurori i Antimafias vlerësoi se bashkëpuni­mi ka qenë i frytshëm dhe veçoi vullnetin e qever-

isë shqiptare për të luftuar fenomenet kriminale. "Kemi ardhur në Shqipëri sepse ka bashkëpuni­m, ndryshe nuk do të vinim", - ka thënë gjatë takimit prokurori Motta. Ai evidentoi në takim nevojën për një bashkëpuni­m mes palëve, përmes veprimeve hetimore të përbashkët­a. Ndërsa, ministri Tahiri është shprehur se Policia e Shtetit është e gatshme për çdo nismë të përbashkët për hetime kundër trafikut të drogës. Bashkëbise­duesit kanë theksuar gjatë takimit se prezenca e policisë italiane, përmes misioneve të saj në Shqipëri, është një dëshmi e fortë e bashkëpuni­mit dhe garanci për transparen­cë. Palët nënvizuan gjithashtu, se një kontroll efikas i kufijve kontribuon për të parandalua­r paligjshmë­ritë. Vlerësim

bashkëpuni­mi mjaft të mirë mes dy agjencive si dhe me autoritete­t e drejtësisë italiane u bashkëbise­dua edhe me drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako. Ky i fundit theksoi angazhimin dhe përpjekjet e policisë shqiptare në parandalim­in e kultivimit dhe të trafikimit të lëndëve narkotike. "Monitorimi nga ajri i Guardia Di Finanza- s pa limit kohor e në të gjithë territorin e vendit, dhjetëra operacione antitrafik të përbashkët­a të Policisë së Shtetit me Policinë italiane tregojnë qartë për një bashkëpuni­m serioz e të besueshëm, duke arritur rezultate shumë të mira në këto drejtime", - është shprehur Çako gjatë takimit. Ndërsa, prokurori Motta evidentoi se "falë këtij bashkëpuni­mi mjaft të suksesshëm jemi sot këtu".

 ??  ?? Cataldo Motta, prokurori i Antimafias në Leçe
Cataldo Motta, prokurori i Antimafias në Leçe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania