Gazeta Shqiptare

Vrau me sende të forta mikun e tij, dënohet me 14 vite burg Artan Marku

Autori: Viktima më tregoi se kishte ngacmuar një vajzë të mitur

-

NGJARJA

Arben Kanina u vra si pasojë e dhunës gjatë mbrëmjes së datës 27 shkurt të këtij viti, në godinën numër 8 në Institutin Bujqësor, në Kamzës. Ndërsa, trupi i pajetë i tij u gjet mëngjesin nga banorët e tjerë të godinës, mëngjesin e 28 shkurtit. 46- vjeçari Artan Marku u kap po në këtë datë, në Rrugën e Barrikadav­e, në Tiranë.

kishte treguar se kishte ngacmuar seksualish­t një vajzë 10- vjeçare. Duke pranuar fajësinë, autori i krimit të rëndë përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, ku me 1/ 3 e ul-

jes së dënimit, ai do të vuajë 9 vite e 4 muaj burgim. Ngjarja në fjalë u shënua më datë 27 shkurt të këtij viti. Viktima dhe autori ishin miq me njëri- tjetrin dhe ndanin qiranë së bashku. Në atë kohë, të dy këta persona ndodheshin në gjendje të dehur. Këtë fakt e ka pohuar edhe vetë Artan Marku, i cili ka pohuar se të dy ishin nën efektin e alkoolit kur Kanina i tregoi se kishte ngacmuar seksualish­t një vajzë të mitur. Ndërsa sherri mes tyre kishte nisur sepse, pasi Marku kishte dëgjuar historinë, e kishte quajtur mikun e tij "pedofil". Pikërisht për këtë fjalë kishte nisur edhe debati mes tyre deri në momentin që Marku kreu aktin e rëndë, duke e qëlluar Kaninën me sende të forta dhe me një shkelm në fyt. Ditën e ngjarjes, policia mori në pyetje edhe babain e vajzës për të cilën viktima pretendont­e si e kishte ngac- muar seksualish­t, por ai e kishte mohuar automatiki­sht diçka të tillë. Sipas babait të vajzës së mitur, kjo gjë është thënë nga autori për të justifikua­r krimin që kishte kryer.

 ??  ?? Artan Marku
Artan Marku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania