Gazeta Shqiptare

Kapen me armë e drogë, arrestohen pesë vetë, mes tyre katër shqiptarë

-

ITALI - Policia italiane ka sekuestrua­r rreth 800 kg marijuanë, një kallashnik­ov dhe 250 gr heroinë në Leçe. Nga operacioni i policisë janë arrestuar 5 persona, 4 prej të cilëve janë shtetas shqiptarë. Sipas mediave të huaja, këta persona u prangosën në vende të ndryshme. Dy shqiptarët u arrestuan, pasi në bagazhin e makinës së tyre u gjetën dhe u sekuestrua rreth 70 kg marijua- në dhe një armë zjarri tip kallashnik­ov. Ndërsa, një shtetas tjetër shqiptar u kap pasi në kamionin që ai drejtonte u gjetën 130 kg kanabis, të cilat u sekuestrua­n menjëherë. Kurse shqiptari i katërt u arrestua për shkak se në makinën e tij u gjetën rreth 100 kg kanabis. Personi i pestë i arrestuar ishte nga Salento, i cili u kap në Rakale nën akuzën se po përpiqej të trafikonte 250 gr heroinë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania