Gazeta Shqiptare

I kërkoi 12- vjeçares seks kundrejt pagesës, përfundon në pranga ish- punonjësi i policisë

-

SARANDË - Një ish- efektiv i policisë së Sarandës ka përfunduar në pranga, pasi dyshohet se i ka kërkuar një vajze të mitur që të bënte marrëdhëni­e seksuale kundrejt pagesës. Burime zyrtare nga policia lokale pohuan se është arrestuar 55vjeçari Ylli Hasani, banues në lagjen nr. 3 të qytetit bregdetar. Sipas bluve, Hasani u kap, pasi më 28 nëntor i ka kërkuar një 12vjeçarej­e që të bënte seks me të. Vajza, nxënëse e klasës së gjashtë në shkollën 9- vjeçare të qytetit ( banon në të njëjtën lagje me ish- efektivin) është tronditur nga fjalët e 55- vjeçarit, ndaj menjëherë u ka treguar prindërve se çfarë i kishte ndodhur. Ndërkohë, familjarët e saj kanë shkuar dhe kanë bërë denoncim në polici. Pas kallëzimit dhe dëshmisë së të miturës, blutë kanë arrestuar Hasanin, i cili akuzohet për veprën penale "Marrëdhëni­e seksuale me të mitur e mbetur në tentativë". Sipas burimeve policore të Sarandës, 55vjeçari Ylli Hasani para dhjetë vitesh ka qenë efektiv i policisë së Sarandës. Materialet në lidhje me këtë ngjarjeje i janë përcjellë për hetime të mëtejshme Prokuroris­ë së Sarandës, ndërsa pritet që gjykata e këtij rrethi të vendosë masën e sigurisë ndaj ish- punonjësit të policisë. ar. su.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania