Gazeta Shqiptare

Trafikonin eksploziv C4, arrestohen 2 persona nga Kruja

Hetime për persona të tjerë të përfshirë në grupin kriminal

-

dhe 35- vjeçari Drini Lika, të dy banues në Krujë dhe me precedentë në fushën e lëndëve narkotike dhe armëmbajtj­es pa leje në Itali. Mësohet se operacioni u zhvillua në zonën e Krujës, pasi personat e mësipërm do t'ia shisnin lëndën eksplozive, kapsollat detonatore dhe fitilin zjarrpërcj­ellës një grupi tjetër kriminal. Sipas bluve, dy të akuzuarve u janë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale 40 kallëpë eksplozivë C4; 100 kapsolla detonatore; 43 metër fitil zjarrpërcj­ellës; automjeti tip "Mitsubishi" me targa LA7607 A dhe automjeti tip "Benz" me targa AA 888 Ç. Ndërkaq, vijojnë hetimet për identifiki­min dhe vënien në pranga të personave të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi i armëve, municionev­e dhe lëndëve plasëse", kryer në bashkëpuni­m. kl. ha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania