Gazeta Shqiptare

Mjekët në protestë: Gabimet mjekësore, jo vepër penale

-

SHKODËR - Mjekët e spitalit rajonal të Shkodrës janë hedhur sërish në protestë mëngjesin e djeshëm, duke kërkuar ndryshimin e nenit 96 të Kodit Penal, me qëllim që gabimet mjekësore të mos cilësohen vepra penale. Ata kanë paralajmër­uar se protestën do ta vijojnë të enjte për të enjte deri në plotësimin e kërkesës së tyre. Në protestë ishte edhe mjeku, Edi Smajlaj, i cili tha se pas akuzës ndaj tij për falsifikim kartele ka një prapavijë. Po sipas tij, janë të pavërteta edhe akuzat për mjekim të parregullt.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania