Gazeta Shqiptare

Vrau pa dashje shokun, lihet në burg 21- vjeçari

-

ELBASAN - Gjykata e Elbasanit dje ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" ndaj 21- vjeçarit Altin Hazizi nga fshati Guri i Zi, i cili dyshohet se pak ditë më parë vrau shokun e tij të fëmijërisë, Gazmend Sllami. Trupi gjykues, i kryesuar nga gjykatësja Zamira Vyshka, pasi ka dëgjuar dëshminë e plotë të pandehurit, vendosi lënien e tij në qeli për akuzat e "Vrasjes" dhe "Mbajtje pa leje të armëve luftarake". Gjatë fjalës së tij, Hazizi ka treguar me detaje ngjarjen, duke thënë se ka shkrepur pa dashje mbi shokun e tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania