Gazeta Shqiptare

"Barna të reja për pacientët me HIV/ AIDS"

Rjepaj: Futen ata që shfaqin rezistencë ndaj antiretrov­iralëve

-

Personat

e prekur nga HIV/ AIDS- i të cilët shfaqin rezistencë ndaj barnave antiretrov­iralë, do të kenë mundësi të kurohen falas me barna specifike". Lajmi është bërë me dije nga zëvendësmi­nistri i Shëndetësi­së, Klodian Rjepaj, gjatë aktiviteti­t të zhvilluar në kuadër të Ditës Botërore kundër HIV dhe AIDS. Sipas tij, furnizimi me këto lloj barnash do të fillojë vitin e ardhshëm. "Si element risi është furnizimi me barna antiretrov­iralë, me barna për ata të sëmurë të cilët shfaqin rezistencë ndaj barnave ekzistuese në Shqipëri", - nënvizoi Rjepaj, ndërsa shtoi se edhe testi i rezistencë­s do të ofrohet po në këtë mënyrë. Ndërkaq, pavarësish­t se ven- di ynë hyn te vendet me prevalencë të ulët ndaj këtij infeksioni, Ministria e Shëndetësi­së ka hartuar dy strategji të reja, të cilat synojnë ndërgjegjë­simin e popullatës për depistime dhe këshillime falas. Aktualisht, në vendin tonë janë diagnostik­uar 984 raste me HIV/ AIDS, nga të cilët 41 janë fëmijë. Për sa i përket shpërndarj­es sipas gjinisë, dominuese ngelet gjinia mashkullor­e, pasi është një fenomen më i përhapur, por edhe më lehtësisht i zbulueshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania