Gazeta Shqiptare

Pensionet para ' 96, Ali Emini: Ja si do të llogaritet shtesa

Zv. drejtori i ISSH: Përfitues, 3 mijë persona që kanë bërë punë të vështirë "Masa e përfitimit varet nga masa e pensionit"

-

Sa i takon masës mesatare të përfitimit, këta 3 mijë vetë, që kanë dalë në pension pleqërie në harkun kohor 1993- 1996, do të përfitojnë rritje me një shumë mesatare prej 840 lekësh në muaj, ndërsa ata që kanë kaluar tashmë në pension të plotë pleqërie, do kenë një shtesë që arrin deri në vlerën e 4 mijë lekëve në muaj. tri tekstile.

Sa do jetë masa që përfitojnë këta persona?

Vendimi i Këshillit të Ministrave ka bashkëngji­tur edhe tabelat përkatëse të masës që këta persona përfitojnë. Por duhet theksuar se, masa e përfitimit varet nga masa e pensionit që ata kanë pasur. Pra përfitimi i tyre varet nga pensioni që atyre u ka dalë në vitin përkatës, 1993, 1994, 1995 si dhe 1996. Shtesa e miratuar për pensionet e lidhura para vitit 1996 nuk është fikse për të gjithë. Ajo do të përcaktohe­t në varësi të faktit se në cilin grup bëjnë pjesë përfituesi­t, po ashtu datës kur kanë dalë në pension, si edhe masës fillestare të pensionit. Për këto arsye, diferenca e pensionit që ata përfitojnë nuk është e barabartë. Pavarësish­t se sa kanë punuar në profesione të vështira për një kohë të caktuar, ka persona që i kanë gjithë vitet e punës në profesion të vështirë, ka persona që kanë punuar vetëm minimumin e vjetërsisë në një profesion të vështirë, dhe pjesën tjetër e kanë në punë që nuk konsideroh­et e vështirë. Ndaj e theksoj sërish, se masa e përfitimit varet nga masa e pensionit që kanë pasur.

A pritet të ketë kategori të tjera që do përfitojnë nga ngushtimi i diferencës së pensioneve?

Jo, nuk do ketë kategori të tjera. Shtimi i këtyre kategorive me këta 3 mijë persona është ndryshimi i fundit që u bë, pasi kjo ka kosto financiare.

 ??  ?? Zv. drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Ali Emini
Zv. drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Ali Emini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania