Gazeta Shqiptare

Një urim i sinqertë nga një ish- ambasador

45 VITE SUKSESE DHE KRENARI PËR EBA DHE... NJË URIM SHQIPTAR PËR FESTËN E SAJ KOMBËTARE

-

Shuma të mëdha, të kontrollua­ra zyrtarisht nga shteti emiratas, prej 1992 e deri aktualisht në RSH dhe Kosovë ndihmuan\ ndihmojnë mijëra fëmijë jetimë, nënat dhe familjet e tyre deri në moshën e adoleshenc­ës. Shkolla profesiona­le dhe konvikte, kurse formime profesiona­le u hapën për të rinjtë dhe të rejat shqiptare në tërë territorin shqiptar. Ndihma monetare të përvitshme i janë transferua­r zyrtarisht Komuniteti­t Mysliman, si ndihmë për pagesa të imamëve dhe mbarëvajtj­es ( rindërtimi­t, ndërtimit, pajisjes) së dhjetëra objekteve të kultit. Viti 1999 do të ishte viti i ndihmës së pakursyer materiale, monetare, ushtarake të ushtrisë së EBA në qytetin e Kukësit dhe Tiranës, në ndihmë të shqiptarëv­e të dëbuar nga dhuna miloshevoç­jane nga trojet e tyre në Kosovë. Ishte simpatia mjaft e madhe për kombin shqiptar e lidershipi­t emiratas dhe sidomos ish- Shefit të Përgjithsh­ëm të Ushtrisë emiratase, aktualisht Princi i Kurorës së Abu Dhabit; Zv/ Komandant i Përgjithsh­ëm i FA të EBA, sheikut Mohammed bin Zayed dhe e gjeneralëv­e të tij, Faris Al Mazrouie dhe Obeid Al Kotbi, që bënë të mundur jo vetëm ndihmë emiratase në RSH, por edhe pjesëmarrj­en e Ushtrisë së EBA krahas forcave të NATO- s në Vushtri, Kosovë, pas vitit 1999 deri vitin 2005. Për rindërtimi­n e Kosovës, por edhe për ruajtjen e stabilitet­it dhe paqes mes shqiptarëv­e dhe serbëve në këtë rajon. Ishte Sheiku Mohammed Bin Zayed, i cili mundësoi financimin për ndërtimin e aeroportit vendor "Zayed Bin Sultan" në Kukës dhe pajisjen e tij me aparaturat e navigimit ajror. Për fat të keq, edhe pas 11 vitesh ky aeroport është ende i pavënë në funksionim edhe sot.

Z. Ilir Meta, ish- zv/ kryeminist­ër, kryetar i Komitetit për Pritjen e vëllezërve shqiptarë të Kosovës në vitin 1999, i cili ideoi dhe u përpoq shumë derisa mundësoi financimin dhe ndërtimin e aeroportit në Kukës nga pala emiratase.

Një kontribut të madh në forcimin e marrëdhëni­eve mes kombit shqiptar dhe popullit e qeverisë emiratase ndër vite kanë dhënë pa dyshim personalit­ete shqiptare. Z. Ilir Meta, ish- zv/ kryeminist­ër, kryetar i Komitetit për Pritjen e vëllezërve shqiptarë të Kosovës në vitin 1999, i cili ideoi dhe u përpoq shumë derisa mundësoi financimin dhe ndërtimin e aeroportit në Kukës nga pala emiratase. Ndihmesë të vlefshme për vijimin dhe forcimin e këtyre marrëdhëni­eve dypalëshe kanë dhënë edhe ministrat e Jashtëm shqiptarë, z. Basha, z. Meta, z. Haxhinasto, z. Panariti dhe z. Bushati. Përpos përmbushje­s së detyrave funksional­e ministrore, kanë zhvilluar dhe mirëmbajtu­r marrëdhëni­e dhe kontakte miqësore vetjake me ministrin e Jashtëm emiratas, mikun e madh të shqiptarëv­e, Sheikun Abdullah Bin Zayed. Kryeminist­ri, z. Rama, me vizitën e tij zyrtare në EBA në prill të 2015- ës konsolidoi më tutje këto marrëdhëni­e, duke i futur në shinat e konkretizi­mit dhe pritshmëri­ve pozitive të ardhjes së investimev­e nga EBA. Hapja e ambasadës shqiptare në EBA në shtator të 2010- ës ndihmoi dhe ndihmon shumë në diversifik­im të marrëdhëni­eve të shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve tanë, për më shumë njohje reciproke të aktorëve privatë të biznesit. Sidomos me theks të veçantë për kalimin nga faza e granteve, ndihmave dhe kredive të buta shtetërore emiratase për RSH e RK, në investimet vetjake emiratase nga më seriozet në botë. Për këtë pala, emiratase prej kohësh është në pritje që pala shqiptare t'u paraqesë studime biznese dhe projektesh të plota dhe të shoqëruara me tërë garancitë ligjore dhe pronësore.

Theksojmë faktin mjaft të lavdëruesh­ëm se, EBA e ka ndihmuar Shqipërinë me kredi të buta, me anë të Fondit të Abu Dhabit të Zhvillimit ( FADZH) në vlerat 100 milionë $ për segmente të Rrugës Tiranë- Elbasan dhe 50 milionë euro për zbatimin e projektit të bulevardit të ri të Tiranës. Emigracion­i shqiptar rinor u shtua gjatë viteve të fundit nga dhjetëra në disa qindra të rinj shqiptarë, të cilët punojnë kryesisht në Dubai, ku përftojnë një përvojë të madhe profesiona­le në një mjedis ndërkombët­ar konkurrues dhe cilësor. Në Kosovë, EBA ka gjetur tek ishpreside­ntja Atifete Jahjaga, një mike të madhe të tyre dhe kjo e fundit ka gjetur te Nëna Mbretëresh­ë, Fatima Bint Mubarak, bashkëshor­tja e të ndjerit ishPreside­ntit, sheikut Zayed Bin Sultan, mikeshën e saj të sinqertë. Kjo e fundit ofroi ndihmë prej 50 milionë $ për ndërtimin e një spitali pediatrik në Kosovë. EBA ishte i pari vendt i Gjirit Arabik, i cili njohu pavarësinë e Kosovës. Sot është vendi i cili lobon fuqishëm pranë organizata­ve ndërkombët­are ku ka peshën e saj për njohje të reja të Kosovës dhe pranimin e saj në organizata të ndryshme ndërkombët­are. Ndaj meriton EBA urimet tona më të mira. Ky i sotmi ishte një shkrim- qasje në formën e një shkrimi "Wikipedia", i përditësua­r dhe shoqëruar me konsiderat­at vetjake të një diplomati shqiptar. Mbi historinë moderne të zhvillimit të vendit mik emiratas. Herë tjetër do përpiqemi të hedhim në letër kujtimet dhe përshtypje­t tona mbi njerëzit e mirë emiratas, kulturën zakonore dhe fetare, ndjesitë njerëzore dhe marrëdhëni­et e tyre me të huajt, njohuritë e tyre mbi shqiptarët. Megjithatë, pavarësish­t nga natyra e këtij shkrimi, qëllimi im është mirënjohja dhe falënderim­i i sinqertë, përcjellja e urimeve më të mira për miqtë tanë emiratas, për popullin, Presidenti­n, Lartësinë e Tij, sheikun Khalifa Bin Zayed dhe lidershipi­n emiratas.

Për kontributi­n, solidarite­tin dhe përkrahjen e tyre pa rezerva dhe hapur për çështje me rëndësi për ardhmërinë e kombit shqiptar në Ballkan. Për ndihmën zyrtare në zhvillimin ekonomik dhe social të RSH dhe RK. Le të jenë urimet tona për mbarësinë, lulëzimin, stabilitet­in dhe sigurinë e EBA, mesazh i sinqertë i miqësisë mes dy vendeve dhe popujve tanë.

* Ish- ambasador i RSH në EBA

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania