Gazeta Shqiptare

Greqia: Shqipëria në BE? Me kushtet tona!

Diplomati grek: Shqiptarët e kanë kuptuar që diskutimi për datën është zhvendosur në 2017 Më 12 dhjetor vendimi për hapjen e negociatav­e

- Gerilina Kodheli

Prej vitesh Shqipëria është në bisedime e përpjekje për t'u anëtarësua­r në Bashkimin Europian. Më 12 dhjetor, më në fund do të vendoset nëse do të nisin negociatat me vendin tonë. Por, sipas Greqisë, lajmin nuk duhet ta presim me aq entuziazëm. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias pohon se më 12 dhjetor kur Shqipërisë t'i jepet rekomandim­i për hapjen e negociatav­e për anëtarësim në BE, përveç prioritete­ve të vendosura nga vetë Unioni, do të diskutohen edhe të tjera kushte. Në një intervistë për "The Huffington Post", duke folur për këto kushte, Kotzias risjell në vëmendje kërkesat e Greqisë për Shqipërinë, të cilat lidhen me respektimi­n e fqinjësisë së mirë, njohjen e të drejtave të pakicave, respektimi­n e të drejtave të minoritete­ve në Himarë, luftën ndaj krimit të organizuar dhe kundër trafikut të drogës. Gazeta prestigjio­ze i referohet një burimi diplomatik grek, sipas të cilit, "shqiptarët kishin përshtypje­n se do të merrnin datën për fillimin e negociatav­e për në BE, por tani ata kanë filluar të jenë pak nervozë, sepse e kuptuan se tashmë diskutimi për datën është zhvendosur në vitin 2017". Ky "ngërç" me shtetin fqinj ka nisur prej kohësh, por dy muaj më parë është risjellë në vëmendje nga Ministria e Jashtme greke, që ka përmendur edhe njëherë çështjen çame. Hartimi i dokumentit "non paper", që Ministria e Jashtme greke i ka dorëzuar Tiranës zyrtare në fillim të vjeshtës, si dhe politika e ndjekur nga diplomacia greke në marrëdhëni­et me Shqipërinë për sa i përket çështjes çame, janë bërë objekt i politikës së brendshme në Greqi. Ministria e Jashtme e shtetit fqinj ka akuzuar deputetët e saj konservato­rë, që sipas kreut të diplomacis­ë greke, po ekspozohen vazhdimish­t duke jetësuar të pavërteta dhe pasaktësi të çdo lloji të disa faktorëve të qeverisë shqiptare, në kurriz të politikës së jashtme të Greqisë, madje edhe ato që bëhen për qëllime të vogla politike të brendshme në Shqipëri. Sipas Kotzias, "Greqia, të paktën qeveria aktuale, kurrë nuk ka pranuar se ekziston çështja çame. Së dyti, Ministria e Jashtme greke i dha palës shqiptare një dokument ' non paper' me çështjet për t'u zgjidhur midis dy vendeve, dhe e vetmja referencë për çështjen që nuk ekziston është se, ajo është vendosur tashmë nga gjykatat greke. Së treti, Greqia ka informuar për këtë Komisionin Europian në mënyrë që të theksojë ' vijat e kuqe'. Dhe është e pakuptimtë, që kjo referencë të interpreto­het si ndërkombët­arizim i një çështjeje që, sipas tyre, nuk ekziston". Ndërkohë, një vit më parë, ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka ngritur shqetësimi­n gjatë një fjalimi mbajtur në Universite­tin e Oksfordit, për refuzimin nga pala shqiptare për zbatimin e dispozitav­e të së drejtës ndërkombët­are dhe shkeljen e të drejtave të minoriteti­t, sipas tij, autokton grek. ... Ministria e Jashtme greke i dha palës shqiptare një dokument "non paper" me çështjet për t'u zgjidhur midis dy vendeve, dhe e vetmja referencë për çështjen që nuk ekziston është se, ajo është vendosur tashmë nga gjykatat greke. Sipas MJ të shtetit fqinj, Greqia ka informuar për këtë Komisionin Europian në mënyrë që të theksojë "vijat e kuqe".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania