Gazeta Shqiptare

"BBC", reportazh për Shqipërinë: Eshtë kryeqyteti i drogës

Prestigjio­zja britanike: “Ari i gjelbër” është një industri prej miliarda eurosh "Një kg 100- 200 euro, në Itali shitet rreth 1.500 euro"

-

Shqipëria është bërë prodhuesi më i madh i kanabisit në Evropë. Impianti i fuqishëm përshkruhe­t si ' ari i gjelbër' nga kultivuesi­t. Në një vend të varfër, kjo është një industri miliarda euro". Kështu e nis reportazhi­n e vet "BBC" për Shqipërinë, cilësuar si kryeqyteti i drogës jashtë Evropës. "Tej një rruge të prishur, në një fshat të vogël në veri të Tiranës, duket një gjysmështë­pi, gati e rrënuar, me tulla. Ajo qëndron vetëm dhe duket e braktisur. Në fakt nuk është. Nga ajo vjen aromë marramendë­se që zbulon edhe funksionin e saj aktual: prodhimin e kanabisit. Brenda, më shumë se gjysma e hapësirës në tokë është e mbuluar me hashash, bimën që po thahet. ' Ka rreth 20 kg këtu', thotë njeriu që e zotëron atë. Ai është i ri, ndoshta te të 20tat, i veshur me xhinse, tshirt dhe atlete. Ai është një nga mijëra njerëz që po bëjnë para nga kanabisi. Në Shqipëri, një kilogram i kësaj droge të paligjshme shitet për 100 deri në 200 euro (£ 85 në £ 170). Në Itali ajo shitet rreth 1.500 euro. Dhe shumica e kulturës kanabis të vendit trafikohet jashtë - në veri përmes Malit të Zi, në jug të Greqisë, ose në perëndim përtej Adriatikut në Itali. Nuk ka treg të rëndësishë­m në vend. Një burim vlerëson se industria e paligjshme mund të jetë me vlerë pesë miliardë euro (£ 4.25bn) në vit - rreth gjysma e PBB- së së Shqipërisë. Rreth 20 kg e bimës që thahet ngadalë në rrezet e diellit që hyjnë përmes dritares së hapur nuk janë gjithë sa "Sigurisht që ka edhe policë të korruptuar - thotë ai. - Që nga dita ime e parë në detyrë, më shumë se 3.000 policë janë nën hetime penale ose disiplinor­e. Kjo është gati 20% e të gjithë trupës."

ka ky person. ' Unë kam prodhuar 350 kg', - thotë ai. ' Këtë vit pothuajse çdo shtëpi e vetme në fshat rrit kanabis - ton e tonelata janë prodhuar vetëm në këtë komunitet', - thotë ai. Për dekada me radhë shqiptarët kanë jetuar nën një regjim të mbyllur. Pastaj, pas rënies

së komunizmit, erdhi një periudhë me trazira civile dhe rritjen e shpejtë të krimit të organizuar. Njëzet e pesë vjet më vonë, papunësia është ende e lartë dhe korrupsion­i i përhapur - kushtet që mundësojnë tregtinë e kanabisit të lulëzojë. Qeveria ka pasur disa suk- sese në luftën e saj kundër industrisë së paligjshme. Ajo thotë se më shumë se dy milionë bimë kanabis janë shkatërrua­r gjatë këtij viti, dhe tani që sezoni i kultivimit është mbyllur, policia është e përqendrua­r në konfiskimi­n e drogës që përgatitet për t'u trafikuar jashtë Shqipërisë. Disa nga sasitë kanë qenë të mëdha. Në një magazinë të madhe në qytetin e Rrëshenit, kanabisi ishte palë për tharje. Në dyshemenë e betonit ka më shumë drogë. Disa thasë janë rreshtuar poshtë dhe përhapen deri te një furgon i mbushur plot. Në misionin e saj për të shpëtuar Shqipërinë nga kanabisi, qeveria ka mbështetje­n e italianëve. Guardia di Finanza paguhet për mbikëqyrje­n ajrore për të identifiku­ar plantacion­et dhe janë statistika­t e saj që citojnë politikanë­t shqiptarë. Burime brenda Shqipërisë thonë se shumë komunitete kanë kultivuar drogë për herë të parë këtë vit. Korrupsion­i është kritik për suksesin e këtij biznesi të paligjshëm, diçka që ministri Tahiri e di. ' Sigurisht që ka edhe policë të korruptuar, - thotë ai. - Që nga dita ime e parë në detyrë, më shumë se 3.000 policë janë nën hetime penale ose disiplinor­e. Kjo është gati 20% e të gjithë trupës'. Jo të gjithë prej këtyre janë të lidhur me kanabisin. Korrupsion­i në Shqipëri rrjedh në kaq shumë të çara të jetës së përditshme. Ka shqetësim të përhapur në shumë anë në Shqipëri në lidhje me ndikimin e prodhimit të kanabisit mes të rinjve, am- Gazeta më e madhe në Itali, "Corriere della Sera" pak kohë më parë publikoi një shkrim me titull "Shqipëria, sera e drogës në Europë", ku flet për problemin e kanabizimi­t në vendin fqinj. Sipas gazetës, 43 misione përtej kufirit të Guardia di Finanza- s italiane të zhvilluara në tokën shqiptare nga janari i këtij viti deri më sot kanë zbuluar 753 mijë bimë marijuanë, në një territor prej 213 hektarësh.

biciozë dhe të paduruar për një jetë më të mirë", thuhet në reportazhi­n për Shqipërinë.

 ??  ?? Foto e reportazhi­t të BBC- së
Foto e reportazhi­t të BBC- së
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania