Gazeta Shqiptare

Trump po formon qeverinë më të pasur

-

Gjatë gjithë fushatës elektorale, Donald Trump përdori një ton të fortë populist, duke u zotuar se do të mbronte klasën punëtore të braktisur nga elita. Por, ndërsa zgjedh emrat e qeverisë së tij, ekspertët kanë nisur të dalin në përfundimi­n se ai po formon qeverinë më të pasur në historinë amerikane. Deri tani, mes zgjedhjeve të tij përfshihen një investitor miliarder, vajza e një dinastie tregtare dhe një bankier multimilio­ner. Demokratët nuk mund të humbitnin rastin për të sulmuar Trump- in, ndaj dhe senatori i Vermontit, Bernie Sanders shkroi në "Twitter" se administra­ta e Donald Trump- it iu përket dhe iu shërben milionerëv­e dhe miliarderë­ve. Ndërsa pasuria e Trump- it nuk përbën më lajm dhe dihej që gjatë fushatës, janë pikërisht emrat e tjerë që kanë bërë shumë njerëz të rrudhin buzët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania