Gazeta Shqiptare

Kryeminist­ri Renzi, në prag të dorëheqjes

-

Në prag të referendum­it italian për reformat parlamenta­re, kryeminist­ri Matteo Renzi duket se po shkon gjithnjë e më pranë fundit të karrierës së tij politike, pas premtimit se do të dorëhiqet nëse më 4 dhjetor italianët do ta nxjerrin humbës në referendum. Kjo të paktën është ajo çfarë sugjerojnë sondazhet e fundit në shtetin fqinj, por shtohen këtu edhe protestat e mijëra italianeve kundër propozimit të Renzi- t për të ulur kompetenca­t e senatit dhe për t'i dhënë më shumë fuqi qeverisë qendrore. Megjithatë duhet thënë, se në rastet si Brexit apo zgjedhjet amerikane, sondazhet kanë dështuar plotësisht në parashikim­et e tyre. Sakaq, kryeminist­ri italian ka vijuar të lobojë në mbarë vendin për të marrë sa më shumë vota për atë që ai e quan ' shpëtimi i Italisë'.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania