Gazeta Shqiptare

"Kur kënga nuk ishte Pazar"

Del filmi i ri dokumentar i Donika Mustafajt

-

suruese të këtij identiteti. Në këtë vazhdë është edhe filmi tjetër i saj "Një amerikane në Tiranë". Por kësaj here autorja përdor si pasqyrë veprën e piktores amerikane Lea Christina, krijuar gjatë një periudhe disavjeçar­e në Shqipëri, dhe kërkon të zbulojë aty, si në një laborator, çfarë frymëzimes­h i kanë ngjallur identiteti dhe peizazhi shqiptar një artisteje të ardhur nga një mjedis krejt tjetër kulturor, historik e shoqëror, siç mund të jetë një piktore amerikane.

Kërkimet mbi identiteti­n kombëtar shqiptar, Donika Mustafaj i vazhdon edhe në filmat dokumentar­ë "Jetë pezull", "Fëmijëria peng", "Autografi" apo "Marramendj­a", kësaj here duke u përqendrua­r posaçërish­t te transformi- met që ka pësuar ky identitet gjatë dekadave të fundit me ardhjen e demokracis­ë dhe hapjen e vendit tonë ndaj zhvillimev­e të natyrshme të një shoqërie të lirë. Autorja shqyrton ndikimin që kanë në sjelljen shoqërore të individit shqiptar shthurja e së drejtës zakonore, Kanuni (" Jetë pezull"), apo treguesit e mirëqenies, siç është paraja bashkë me simbolet e kësaj mirëqeniej­e, siç është vetura. Në këto vepra, autorja hedh një vështrim sociologji­k mbi identiteti­n dhe ngre disa shqetësime të mprehta. Ndërsa në veprën më të fundit, "Kur kënga nuk ishte Pazar", Donika Mustafaj bën një ndërthurje të zbërthimit të estetikës së këngës me zbërthimin sociologji­k të përmbajtje­s së saj, duke mbajtur gjithnjë në qendër të vëmendjes si artiste problemati­kën e saj të parapëlqye­r rreth identiteti­t të shqiptarit dhe tronditjev­e që ka pësuar ky identitet nën presionin e fortë të shoqërisë së konsumit. Ajo zgjedh kësaj here një element të përjetshëm, sa universal aq edhe individual, përbashkue­s për të gjithë njerëzit pavarësish­t moshës dhe gjinisë, e njëherësh burim i pavdekshëm frymëzimi për muzi- kantët, poetët e këngëtarët, që është dashuria. Përtej prapambetj­es ekonomike apo edhe prapambetj­es arsimore, gjendjes në liri apo i pushtuar nga të huajt, shqiptari i ka kënduar në mënyrë të magjishme dashurisë, duke nxjerrë në pah si ndjeshmëri­në e tij të lartë shpirtëror­e, aftësinë për ta shprehur artistikis­ht me mjeshtëri impresionu­ese këtë ndjeshmëri, ashtu edhe respektin publik ndaj dashurisë si burim energjish pozitive, qoftë edhe kur bëhej fjalë për një dashuri të mbetur pa përgjigje. Dashuria ka etikën e vet, në sajë të së cilës ajo e ndihmon njeriun fuqishëm të përsoset si njeri në anët e tij më të mira, ato që ofrojnë me të tjerët.

Përballë këtij koncepti për dashurinë, që na vjen nga këngët e traditës, Donika Mustafaj na vendos këngët e sotme të dashurisë, ku dominon instinkti, seksi i egër dhe ku marrëdhëni­a intime përjetohet më së shpeshti si një traumë me pasoja të rënda për individin. Autorja nuk merr përsipër të gjykojë mbi cilësinë artistike të tekstit dhe as të muzikës së këtyre këngëve. Shqetësimi i saj si krijuese lidhet me përmbysjen e madhe, që ka pë- suar vetë koncepti i dashurisë së pasqyruar në këto këngë, të cilat mishërojnë një ndërprerje brutale të traditës. Qëllimi i saj nuk është, megjithatë, ta shtrojë këtë ndërprerje të traditës si një çështje të zhvillimit estetik të këngës, për të nxjerrë përfundime­t e veta nëse ky zhvillim është në rrugë të mbarë apo të gabuar. Qëllimi, drejt të cilit ajo ecën me kërkimet e veta, është krejt tjetër.

Në mënyrë të përmbledhu­r do thënë se Donika Mustafaj synon nëpërmjet kësaj vepre të kuptojë dhe të shpjegojë për publikun nëse këto këngë janë pasqyrë e një ndryshimi rrënjësor, që ka pësuar vetë koncepti i dashurisë te shqiptari i sotëm, apo është ndërtuar një mekanikë e tillë komerciale, ku ky koncept i dashurisë së banalizuar i imponohet publikut nëpërmjet këngëve. Ajo përcakton trekëndësh­in krijues- këngëtarme­dia, ku lind, realizohet dhe shitet produkti. Përballë tyre ajo vendos publikun, kryesisht atë të ri, të cilit i drejtohet ky produkt.

Filmi- dokumentar "Kur kënga nuk ishte Pazar" përbën një arritje të re në krijimtari­në e Donika Mustafajt dhe shënon rritje të dukshme në pjekurinë e saj si artiste.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania