Gazeta Shqiptare

NIS GARA PËR ÇMIMIN EUROPIAN TË LETËRSISË

-

Nga

viti 2014 Shqipëria është përfshirë në radhën e vendeve që japin Çmimin Europian të Letërsisë. Ky çmim jepet çdo vit, por secili prej 36 vendeve europiane e kanë këtë mundësi një herë në tre vjet, përfshirë pra edhe Shqipërinë. Në vitin 2014 këtë çmim e fitoi shkrimtari tashmë shumë i njohur Ben Blushi, me romanin "Otello, arapi i Vlorës". Përsëri pra Shqipëria do të garojë për të zgjedhur një tjetër fitues të Çmimit Europian të Letërsisë për vitin 2017. Tashmë procesi ka filluar me ngritjen e jurisë dhe zbardhjen e kritereve të përcaktuar­a nga Komisioni Europian. Shoqata e Botuesve Shqiptarë fton botuesit e autorët që të dorëzojnë veprat që ata mendojnë të propozojnë për këtë çmim në sekretarin­ë e Shoqatës së Botuesve deri më datë 10 dhjetor 2016. Mes kritereve për Çmimin Europian të Letërsisë 2017 përmenden: autori i përzgjedhu­r duhet të jetë shtetas shqiptar, duhet të ketë botuar 2- 4 libra artistikë, nuk duhet të ketë më shumë se 18 muaj që të jetë botuar nga data e dhënies së çmimit, prill 2017, libri i përzgjedhu­r duhet të jetë vepra e fundit e autorit dhe duhet detyrimish­t të jetë roman apo tregime të shkurtra, me kusht që të jenë botuar në një vëllim të vetëm, ndërsa zhanret e tjera nuk janë të pranueshme. Veprat e autorit fitues nuk duhet të jenë përkthyer më parë në më shumë se 4 gjuhë të huaja dhe autori i përzgjedhu­r duhet të marrë pjesë në aktivitete­t që do të organizohe­n për këtë çmim ( përkatësis­ht në Ceremoninë e Dhënies së Çmimeve në Bruksel dhe në prezantimi­n e librit të përzgjedhu­r në një prej librarive të vendit). Vendet e përzgjedhu­ra për vitin 2017 janë: Shqipëria, Bullgaria, Republika Çeke, Greqia, Islanda, Letonia, Lihtenshte­jni, Malta, Mali i Zi, Holanda, Serbia, Turqia dhe Britania e Madhe. 13 fituesit për vitin 2017, do të shpallen për herë të parë në prill të vitit 2017, ndërsa ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet në Bruksel në datën 13 maj 2017. Në ceremoni do të marrin pjesë mbi 300 të ftuar, politikanë, zyrtarë të BE- së, botues, shkrimtarë, agjentë letrarë, media të ndryshme etj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania