Gazeta Shqiptare

EKSPOZOHEN 50 FLAMUJ PËR 100- VJETORIN E REPUBLIKËS SË KORÇËS

-

4 vjet më parë, bëmë 100 vjetët e Shqipërisë së Mosvarme. Tani pas ca ditësh, do bëjmë 100 vjetët e Korçës Autonome. Ndoshta dy ngjarjet më të rëndësishm­e këto, të formimit të trungut tonë shtetëror. 100- vjetorit të Vlorës ia bëmë nderet. Tani na takon detyra t'i bëjmë nderet 100- vjetorit të Korçës". Kështu shkruan Artan Lame, ndërsa njofton më tej se do të çelë një ekspozitë, për të cilën falënderon veçan "Ndënëkryem­inistrin Peleshi dhe Kryetarin Filo, për mbështetje­n dhe kurajimin që më dhanë". Ekspozita përmban rreth 50 flamuj shqiptarë të të gjitha kohëve tona me shtet. "Midis qindra flamujve e zhgabonjav­e të qëndisura e stamposura që kam, u vura gishtin e përzgjodha veçmas ata që janë flamuj shtetërorë, pra, të prodhuar nga autoriteti publik. Kjo për dy arsye. E para, për t'u shmangur nga folklorizm­a patriotike, që sot është vulgarizua­r, paçka se qëmoti ka qenë shumë më elegante e fine. E dyta, se në ka gjë që na nevojitet dhe e kemi të mangët ne shqiptarët, është pikërisht të vepruarit shtetërish­t dhe të njohurit e autoriteti­t të ligjit e të shtetit", - thotë Lame. Ekspozita çelet në Korçë më 9 dhjetor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania