Gazeta Shqiptare

Stadiumi në "black- out", minutat e mbetura luhen sot

Tirana më e rrezikshme në pjesën e parë, Partizani shfaqet më i qartë në fraksionin e dytë Takimi u ndërpre në minutën e 63- të të sfidës

-

Derbi i errësirës. Sfida më e ethshme e Kat egorisë Superiore u ndërpre në minutën e 63- të në rezultatin 0- 0 për shkak të një defekti elektrik në zonën e stadiumit "Selman Stërmasi". Një rast i pazakontë për futbollin shqiptar, por edhe i sikletshëm deri diku, edhe pse tifozët që ishin pjesa më e bukur u përpoqën të ndriçonin duke improvizua­r. Pas më shumë se 40 minutash pritjeje, u vendos që sfida të riluhet një ditë më pas, duke regjistrua­r të parin derbi të kryeqyteti­t që do të luhet në dy ditë të ndryshme. Gjithsesi, në ato 63 minuta që u luajt, emocionet ishin jo të pakta në fushë, ashtu si dhe në tribuna. Derbi si zakonisht dhuroi fillimisht spektakël në tribuna, aty ku tifozët bardheblu kishin zgjedhur jokerin dhe qytetin për t'u përfaqësua­r, ndërsa tifozët e kuq kundërpërg­jigjen me dehjen për një tjetër sukses. Nga formacioni fillestar, Partizani duket më sulmues, por në fakt është Tirana që e nis me më shumë dëshirë dhe për faktin se 10 derbi pa fitore janë një arsye për një karikim më shumë. Në minutën e 4- tërt sinjalin e parë e jep Karabeci me një goditje fantastike, por Alban Hoxha i tregon se përtej tij nuk kalohet. Në të 12'- tën është radha e Vilës për të nxehur këmbët me një goditje fluturimth­i që shkon jashtë. Gjithsesi, ritmin e dikton Tirana që në të 13- tën realizon një aksion shumë të bukur, por Mervej nuk kish- te shënjestrë­n e duhur. Derbi është i bukur dhe Lika mendon ta bëjë më intere- sant me një dalje me kokë që frenon Ekubanin, ndërsa Tirana në të 23- tën realizon një aksion për manual me MoiseMerve­j dhe Cise, por Alban Hoxha sërish bën shpëtimtar­in. Janë minutat e Tiranës, por nuk konkretizo­hen as në të 25- tën nga Mervej. Pas 30 minutave të para të bardhebluv­e, stafetën e merr Partizani që në të 33'tën i afrohet golit me një goditje me kokë të Ekubanit, ndërsa në të 39- tën sulmuesi i të kuqve pengohet në hyrje të zonës. Goditjen e dënimit e mori përsipër Batha, por karamboli në zonën e Tiranës për fat u ndal nga Lika. Ky ishte rasti i fundit i një pjese të parë emocionues­e, ku mungoi vetëm goli. Pjesa e dytë nisi në mënyrë të njëjtë me një duel mes Cises dhe Alban Hoxhës, me portierin e Partizanit që sërish arriti të lexojë lëvizjen e sulmuesit. Minutat në vazhdim ishin pa shumë zhvillime deri në të 63'- tën kur derbi mbeti në errësirë dhe pse tifozët menjëherë ja kthyen shkëlqimin me një ndriçim të improvizua­r. Pas më shumë se 40 minutash pritjeje, derbi përfundoi në errësirë në pritje për të rifilluar këtë të premte në orën 14: 00.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania