Gazeta Shqiptare

Josa: Dritat? Ndodhin edhe në stadiumet e mëdha të Europës

-

Pas

ndërprerje­s së ndeshjes derbi, trajneri Mirel Josa foli për "SuperSport" ku shpreh se ajo që ndodhi nuk është edhe aq alarmante. Sipas tij, duheshin marrë masa paraprake, por gjithsesi shtoi faktin se çdo gjë mund të ndodhë. Ja deklarata e Josës: "Nuk më takon mua të flas për dritat, janë probleme normale. Thjesht duhet të merren masa për zhvillimin e ndeshjes qoftë edhe me gjenerator­ë. Është problem që edhe mund të ndodhë, kemi vepruar kështu me Kupat e Europës. Nuk mund të them çfarë do të ndodhë në minutat e mbetura, varet nga rrjedha që loja kishte marrë në ato momente. Ne kishim disa raste të pastra, Partizani ngulmoi 20 minutat e fundit të pjesës së parë. Është një derbi ku nuk mund të parashikos­h shumë gjëra sepse edhe futbollist­ët në momente të caktuara, sidomos lojtarët e mi në pjesën e dytë, mund dilnin shumë më shpejt para. Ishin të kujdesshëm, u rrezikuam vetëm në faulle. Partizani na rrezikoi në disa momente të tilla. Kjo është një ndeshje që duhet të luhet me kujdes. Nuk mund të bëj krahasime, ne në pjesën e dytë e rifilluam më mirë lojën, ishim më ngulmues, pavarësish­t se Partizani pati më shumë qarkullim topi. Mund të ishim më të kujdesshëm, nëse vazhdimësi­a do të ishte ndryshe, mund të bënim ndonjë ndryshim në rreshtim që mund të bëhet edhe nesër".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania