Gazeta Shqiptare

Starova: Luajtëm më mirë pas gjysmës së dytë të pjesës së parë

-

Ashtu

si edhe kolegu i tij tek Tirana, Sulejman Starova është treguar i matur në deklaratat pas ndërprerje­s së derbit. "Bobi" pas lajmit për shtyrjen e ndeshjes, për TVSH u shpreh: "Kam pasur pa- kënaqësi ndaj skuadrës, le të themi që në gjysmën e pjesës së parë Tirana luajti më mirë. Por, pjesa e dytë e pjesës së parë dhe fillimi i të dytës ishte më ndryshe për ne. Terri? Është një situatë e re për mua, nuk e kam për- balluar as si lojtar e as si trajner, e veçantë. Por është një gjë që është si për mirë, si për keq është njëlloj për të dy skuadrat. Do përgatis lojtarët për minutat e fundit për nesër. Është e gjitha për t'u parë çfarë do të ndodhë. Situata është e barabartë. Ndeshja po zhvillohej në kushte të mira, po për më tepër do flasim nesër, për teknikën e taktikën e derbit".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania